KKVITI

Lirie Aliu synon postin e deputetes, integritet, profesionalizëm dhe vizion për Anamoravën

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Lirie Aliu, nga Vitia, garon nën ombrellën e Lidhjes Demokratike të Kosovës me ambicien për të hyrë në Parlamentin e Kosovës, duke sjellë me vete një energji të re dhe një përkushtim të sinqertë për t’i çuar përpara projektet kapitale të Anamoravës. “Hyrja ime në parlament do të ishte në shërbim të secilit komunitet në Viti e Anamoravë, sepse përvoja ime është e ndërtuar për përgjegjësi të tilla”, thekson ajo.

Lirie Aliu nuk është një emër i panjohur në fushën e arsimit të lartë dhe studimeve universitare. Me titullin doktor i shkencave në fushën e shkencave sociale, ajo vjen me një bagazh të fuqishëm akademik dhe profesional. Edhe pse e re në garën parlamentare, ajo sjell një seriozitet dhe qartësi vizioni që e veçon nga kandidatët e zakonshëm.

Gara e saj nga LDK e Vitisë nuk është thjesht një sfidë politike, është synim për të fituar një ulëse në parlament dhe për të adresuar realisht hallet dhe kërkesat e qytetarëve të Vitisë dhe të gjithë Anamoravës.

“Jam kandiduar për të sjellë rezultate të prekshme, për të shtyrë përpara projekte kapitale në infrastrukturë, zhvillim dhe arsim. Kam kapacitete, kam përvojë dhe kam dijen e nevojshme për ta dridhur foltoren e Parlamentit dhe kështu edhe do të ndodhë”, u shpreh Aliu për rajonipress.

ARKATANA

Me një eksperiencë të gjerë pune si në nivel lokal ashtu edhe qendror, Lirie Aliu i njeh mekanizmat administrativë, mënyrën si ecin projektet dhe sfidat e menaxhimit publik. Ajo ka punuar me institucione dhe projekte të rëndësishme si USAID, UNMIK, OSBE, si dhe me struktura qendrore të administratës kosovare.

Aliu është edhe një eksperte e konsoliduar në fushën e shkencave sociale, me theks të veçantë në temën: “Etika në mediat sociale, rasti i Kosovës”, ku edhe ka doktoruar në Maqedoni.

“Jam e përgatitur të punoj në një mjedis multietnik. Vlerat e mia kryesore janë integriteti, profesionalizmi dhe respektimi i diversitetit. Pikat e mia të forta përfshijnë komunikimin e shkëlqyeshëm, punën ekipore, planifikimin, organizimin, përgjegjësinë, kreativitetin dhe njohuritë teknologjike”, thekson Aliu.

Lirie Aliu hyn në këtë garë me një vizion të qartë: t’i japë zë Anamoravës, të sjellë integritet në institucionet e vendit dhe të përfaqësojë qytetarët me dinjitet e punë të dëshmuar./rajonipress/