Hidromorava

Lirie Aliu në mesin e hallexhinjve vitias

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Sot, në këtë fillim-fushatë, dita nuk m’u mat me orë, por me fytyra, me zëra e me halle. Ecja nëpër qytetin e Vitisë, duke hyrë në biznese të vogla, duke shtrënguar duar qytetarësh, të afërmish e miqsh, dhe kudo dëgjoja të njëjtin refren:“Na duhet dikush që na dëgjon. Jo dikush që na kujtohet vetëm në fushatë. Jemi lodhë mo, përditë zgjedhje.”

Postimi i plotë:

Nuk u vë faj. Prej janari deri në dhjetor, ky vend ka jetuar me fjalë, jo me zgjidhje.

N’daç besoni, n’daç jo, unë nuk kam hy në politikë me u pasuru. Kam hy me ba zgjidhje. Kam hy se jam nënë, jam motër, jam grua që ka punu gjithë jetën me njerëzit. Se padrejtësitë nuk i kam lexu në lajme, i kam përjetu bile, edhe vetë i kam ndje..

Dy gra kryefamiljare m’u rrëfyen sot. Jetë e rëndë, punë pa fund, sakrifica pa zë. Sot, në moshë, duke iu gëzu pensionit të pleqërisë, më thanë veç kaq: “Eh… jeta.” Një tjetër shoqëruese e tyre e tha me zë të ulët:

“Senet janë shtrejtu shumë. Burri her punon, her jo. ‘sociali’ s’po na kap, se fëmijët i kam të rritun, njërin jashtë, o pare s’çon se su drejtu hala.”

Fjalë të pakta, por peshë e madhe sa një jetë e tanë.

E për ndërmarrëset… çka me thanë? Lënda e parë e shtrenjtë, çmimet që rriten çdo ditë, qiratë e papërballueshme, subvencione hiq. E ne, në letra, flasim për “fuqizim të femrës”.

Një biznes ushqimor më tha se konkurenca e emrave gjigantë në treg ua ka zënë frymën. “Veç po mbijetojmë,” më tha pronari, me një shikim që s’kishte më as revoltë, veç lodhje.

KKVITI

E një tjetër, me biznesin e tij artizanal, më preku thellë:

“S’ka për neve asgjë. Nëse Qeveria s’ndan subvencione, ky zanat i rrallë i orëtarisë merr fund. E na… drejt e nê Gjermani, shumë shpejt.”

Këta janë njerëz të mirë. Të ndershëm. Të lodhun, por jo të dorëzuar. Ata nuk lypin mrekulli, lypin drejtësi, dëgjim dhe shtet që s’i harron.

Këta njerëz duhet të kenë shpresë.

E me LDK në , shpresa nuk është slogan, është obligim.

Voto LDK 123

#voto 75 Lirie Aliu