HW

Lirie Aliu ironizon realitetin në Anamoravë: “Anamoravë, si jeni në këtë pasdite pa rrymë?”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Ne dimë të durojmë. Madje, ndoshta edhe më shumë se duhet. Jemi mësuar të jetojmë me durim, por pyetja është, deri kur? Edhe në terr dimë të bëjmë dritë, sepse ajo që na mungon më së shumti nuk është energjia elektrike është drejtësia. Anamoravë, koha e durimit pa fund ka mbaruar. Koha e përgjegjësisë ka ardhur ka shkruar Lirie Aliu.

Postimi i plotë:

Na mungon një politikë që na sheh në sy, jo vetëm atëherë kur i duhen votat. Na mungon përgjegjësia. Nuk e di nëse në shtëpitë e tyre është ngrohtë, por e di se në shtëpitë tona mungon siguria dhe shpresa. Dhe pikërisht për këtë arsye, apatia ndaj zgjedhjeve po rritet çdo ditë.

Nuk jemi këtu për ligjërata të zbukuruara apo fjalime boshe. Jemi këtu për të folur për hallet reale: për familjen që punon fort e prapë s’ia del, për të riun që nuk e sheh të ardhmen këtu, por jashtë vendit.

Bannerët, spotet dhe intervistat nuk e zëvendësojnë njohjen e shpirtit të qytetarit. Politika nuk është dekor – është përgjegjësi.

Mobi Casa

Unë mund të premtoj vetëm një gjë, drejtësi, dije dhe ndershmëri. Dhe këto nuk janë slogane, por vlera që duhet t’i kthejmë në veprim.

Anamoravë, koha e durimit pa fund ka mbaruar. Koha e përgjegjësisë ka ardhur.

#LDK123

#LirieAliu75

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.