ARKATANA

Lirie Aliu: I ndiej në palcë zhgënjimet tuaja, andaj zgjedh shpresën se do të ketë dritë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Lirie Aliu, kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete nga komuna e Vitisë, po dëshmon një angazhim të vazhdueshëm dhe një afërsi të sinqertë me qytetarët që e mbështesin. Me një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe emocionale, ajo shpreh se vjen nga zemra e Anamoravës, gjysmë karadaklike e gjysmë moravalike dhe se i ndien thellë, deri në palcë, zhgënjimet dhe shqetësimet e qytetarëve.

Në ditët e fundit, Aliu ka përcjellë mesazhe të fuqishme drejtuar elektoratit, duke kërkuar mirëkuptim, besim dhe unitet, në një kohë kur shpresa dhe ndershmëria janë më të nevojshme se kurrë.

“Nuk jam ndryshe nga ju. Jam bijë e Anamoravës, gjysmë karadaklike e gjysmë moravalike. Kërkoj atë që kërkoni edhe ju, sepse jam njëra prej jush. I ndiej në palcë zhgënjimet tuaja dhe kësaj radhe ju ftoj të zgjidhni ata kandidatë që ju duan më së shumti, që nuk ju largojnë nga ‘sofra’ e përbashkët,” shprehet ajo.

Duke iu drejtuar qytetarëve të Gjilanit, Vitisë, Kamenicës dhe Artanës, Aliu thekson se zgjedh shpresën si rrugë dhe beson fuqishëm se Kosova mund dhe duhet të ketë dritë.

“Po hyj në politikë pa mendjemadhësi, vetëm me dëshirën për t’i ndrequr punët e vendit tim. Ka një gjë që nuk do të më mungojë kurrë: ndershmëria, transparenca dhe guximi. Këto ua kam borxh qytetarëve,” thekson ajo.

Mobi Casa

Lirie R. Aliu vlerësohet si një grua me integritet të lartë, përkushtim dhe profesionalizëm të dëshmuar. Përvoja e saj në fushën e arsimit, në institucionet publike dhe në organizata ndërkombëtare përbën një bazë solide për angazhimin e saj politik dhe për vizionin që ajo synon të sjellë.

Ky hap i ri në politikë shihet si shprehje e guximit dhe seriozitetit për t’i shërbyer vendit me përgjegjësi dhe dinjitet.

75 – e zemrës për Lirinë

123 – e Besës për Partinë

Sepse, siç shprehet vetë ajo, zgjedh shpresën se do të ketë dritë në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.