ARKATANA

Liridona Rrahmani shpallet fituese e fotografisë “Flakadani i Karadakut 2017”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Aktivitetet 6 ditore të Manifestimit mbarëkombëtar “Flakadani i Karadakut 2017” janë përmbyllur mbrëmë me zgjedhjen e fotografisë më të mirë të bërë gatë këtij manifestimi.

Fotografia më e mirë është vlerësuar nga fotografi i njohur Kosovar, Arton Humolli ku nga 7 fotograf të cilët kishin përcjellë të gjitha aktivitetet kulturore, sportive e artistike fituese e kësaj gare doli fotografja Liridona Rrahmani.

UBT

Kurse, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani falënderoj të gjithë fotografët për fotografitë të cilat ata i kanë bërë gjatë këtij manifestimi. Gjithashtu në këtë mbrëmje DKRS-ja e Vitisë ka shpërndarë edhe falënderime për të gjithë pjesëmarrësit e këtij manifestimi duke filluar nga fotografët e deri të pjesëmarrësit në festivalin e këngëve dhe valleve “ Flakadani i Karadakut 2017”.

Drejtoresha Sylejmani ndër tjerash falënderoj edhe trupën koordinuese të cilët në vazhdimësi janë përkujdesur që aktivitet e “Flakadanit të Karadakut” organizohen sa më mirë. Kurse ekspozita e fotografisë do të qëndroj e hapur për 10 ditë në Galerinë e Artëve brenda Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.