Liridona Krasniqi mbron të drejtat e shqiptarëve në Zvicër dhe Itali

Shoqata u krijua për të gjithë shqiptarët që jetojnë në vende të huaja dhe të cilët kanë nevojë për ndihmë ligjore

29-vjeçarja Liridona Krasniqi e lindur në Prizren dhe banuese në Zvicër, ka krijuar një shoqatë NO PROFIT në Lugano (Zvicër) dhe në Milano (Itali) për të gjithë shqiptarët që jetojnë në vende të huaja dhe të cilët kanë nevojë për ndihmë ligjore, shkruan albinfo.ch.

Ideja e krijimit

Liridona Krasniqi shpjegon se ideja e krijimit të shoqatës “Gjuetia e Padrejtësisë”, erdhi nga përvoja negative e një shoqe të saj, e cila, për disa vite kishte pësuar abuzim dhe dhunë fizike dhe psikologjike nga burri i saj. Vajza, e cila kishte qenë në Zvicër për pak vjet, nuk mund ta fliste mirë gjuhën dhe nuk njihte asnjeri që mund ta ndihmonte. Ajo kishte marrë dhunë dhe abuzime për shumë vite dhe nuk e kishte konsideruar të lë burrin e saj, sepse ai e kishte kërcënuar me heqjen e fëmijës. Një ditë, pasi u rrah për vdekje nga burri i saj, ajo arriti të shpëtojë me fëmijën e vogël për të kërkojë ndihmë nga policia. Gjendja negative e shoqes të saj e bëri, Liridona Krasniqin, të mendojë se ka shumë njerëz, burra ose gra, të cilët kanë nevojë për ndihmë, kanë nevojë për një avokat për t’i informuar ata për të drejtat e tyre dhe për të shpjeguar hapat për realizimin e të drejtave, tregon tutje Liridona për albinfo.ch.

Qëllimi

Shoqata no profit “Gjuetia e Padrejtësisë”, falë bashkëpunimit me firma ligjore prestigjioze në Zvicër dhe Itali, ofron shërbime ligjore GRATIS për të gjithë personat të cilët, duke qenë në vende të huaja, janë më të diskriminuar në bazë të gjinisë, fesë, kombësisë…

Në detaje shërbimet e ofruara janë: mbrojtjes së gruas: mbrojtje ligjore dhe psikologjike për gratë që kanë pësuar dhunë të çfarëdo lloji, – drejta e personit: në përgjithësi shoqata ka për qëllim të mbrojë çdo person, pavarësisht nga feja, origjina, kultura, gjinia ose mosha; – ligjin e familjes: falë bashkëpunimit me shoqata të tjera, jemi në gjendje të ofrojmë ndihmë për gratë dhe fëmijët për mbrojtje nga abuzimi familjar; – mbrojtjes dhe ndihmën për riintegrim: mbështetje për njerëzit e huaj dhe jo të huaj, të cilët kanë nevojë për ndihmë me të gjitha procedurat burokratike për aplikimet për azil, leja e qëndrimit / praktikat e shtetësisë, praktikat për bashkim familjar; – bamirësi: organizatë bamirësisë me qëllim të mbështetjes së riintegrimit të njerëzve në vështirësi; – ligjin e punës: avokatët tanë janë përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave të dëmtuara të klientit, pavarësisht nëse është punonjësi apo punëdhënësi; Pjesë përfundimtare: Njerëzit mund të na kontakton në email [email protected] ose në telefon +41 (0) 787288392 për të caktuar një takim në Milano ose në Lugano. Takimi në zyrat tona do të mbahen me një avokat, i cili do t’ju japë këshilla të nevojshme. Nëse dëshironi më shumë informacion, shkoni në faqen tonë të internetit: www.cacciaingiustizia.ch

Liridona Krasniqi mbron të drejtat e shqiptarëve në Zvicër dhe Itali

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).