ARKATANA

Liridona Fetaj, e bukura e diasporës

/ 2 minuta lexim
HW

Liridona Fetaj është bukuroshja shqiptare që ditë më parë është zgjedhur më e bukura e diasporës në spektaklin “Miss & Mister Diaspora 2015” që u mbajt në Krefeld të Gjermanisë.

17-vjeçarja nga Peja, e cila jeton në Munih, është e lumtur për suksesin e arritur në këtë spektakël të bukurisë. “Ka qenë hera e parë që kam marrë pjesë në një garë të tillë dhe jam shumë e lumtur që kam fituar vendin e parë”, thotë ajo për albinfo.ch.

Organizimi, sipas saj, ka qenë shumë i mirë, ndërsa konkurrenca ishte shumë e fortë. “Ka pasur shumë vajza të bukura dhe inteligjente, por unë e pata fatin të jem fituese”, shprehet ajo.

HW

Fitorja e titullit “Miss Diaspora” Liridonës ia ka mundësuar të bëjë një kontratë me një agjenci mediatike “Sinnphonie agency”. “Natyrisht që jam e lumtur për këtë, sepse kjo agjenci është shumë profesionale”.

Për të ardhmen e Liridones në radhë të parë është e rëndësishme të përfundojë shkollimin, e pastaj në marrëveshje me agjencinë do të marrë edhe ndonjë hap tjetër, por në dëshirat e saj janë pistat e modës botërore./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.