UBT

Liridon Zeqiri e Fortesa Orana sportistët e vitit 2012

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtoria për kulturë, rini e sporte ka shpallur më të mirët e vitit në fushën e sportit. Sportistët e vitit 2012 janë shpallur Liridon Zeqiri e Fortesa Orana, dhe janë ndarë mirënjohje për 10 më të mirët e vitit 2012.

Nën patronatin e kryetarit të Komunës dhe nën organizimin e drejtorisë për kulturë, rini e sporte janë shpallur e nderuar më të mirët e vitit 2012.

Në këtë ngjarje ku merrnin pjesë të gjitha kategoritë e sporteve ka folur Qemajl Mustafa i cili ka falënderuar të gjitha klubet që kanë dhënë kontribut afirmativ për qytetin e Gjilanit. Mustafa tha se ai dhe komuna janë munduar që të jenë karshi kërkesave të sportistëve edhe pse me një buxhet të kufizuar.

Në vazhdim janë ndarë mirënjohje, shpërblime e mirënjohje post mortum për të gjithë ata që në forma të ndryshme kanë ndihmuar sportin gjilanas e më gjerë.

Kështu sipas përzgjedhjes sportist i vitit 2012 është shpallur Liridon Zeqiri boksier dhe Fortesa Orana karateiste. Dy sportistët e shpërblyer thanë se këto rezultate ia dedikojnë qytetit të Gjilanit dhe moshave të reja.

Janë nderuar me mirënjohje pesë figura që kanë kontribuar në kohëra dhe mënyra të ndryshme. Idriz Musliu është nderuar si gjyqtari më i mirë i vitit 2012. Bajram Isufi është shpallur menaxheri më i mirë i vitit 2012 nga KH Zhegra. Kurse gazetari më i mirë sportiv është shpallur Enver Sadiku nga gazeta “Zëri”, derisa punëtori më i mirë i vitit sportiv është shpallur Lorik Ilazi.

Eco Higjiena

Trajneri më i mirë i vitit është shpallur Arbnor Morina nga KF Drita. Në vazhdim janë ndarë edhe 10 çmimet më të mira për sportistët e kategorive të ndryshme. Kështu me këtë çmim janë nderuar : Arian Mehmeti, Luan Funiqi, Alban Haziri, Esmerallda Tuci, Fatlum Hajrizi, Sara Sërmaxhaj, Xhemile Hasani, Merita Burovci, Ronita Halimi dhe Tahir Ajvazi.

Kur jemi tek kjo kategori mirënjohje post mortum u janë ndarë Kemajl Halimit, Reshat Osmanit dhe Selami Osmanit- Bezi.

Mirënjohje nga të rinjtë në perspektivë kanë marrë Leart Bilalli, e Edison Kqiku.

Për rezultate të mira janë nderuar me mirënjohje KH Drita femrat dhe KH Zhegra kadetet.

Në futsall me mirënjohje janë nderuar ekipi nga Bresalci dhe Përlepnica. Kurse mirënjohje si klubet më të dalluara kanë marrë edhe KF Drita femrat dhe klubi i karatesë Elita.

Klubi kampion në futboll është shpallur KF Drita./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.