GRANDEMALL

Liridon Uruqi akuzohet për vrasje të rëndë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë, ndaj të pandehurit Liridon Uruqi. Prokuroria njofton se më 28.07.2018, në fshatin Bresalc komuna Gjilan, i pandehuri Liridon Uruqi, me veprim të drejtpërdrejtë dhe me dashje ka privuar nga jeta, tani të ndjerin Fatlind Arifi, në atë mënyrë që me revole ka gjuajtur në drejtim të tij, të cilin e godet në anën e majtë të kraharorit, me ç’rast nga plagët e marra i njëjti nuk ka mbijetuar dhe ka ndërruar jetë duke e dërguar në spital.

Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’, nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, i pandehuri me dashje, të njëjtën armë ia drejton fillimisht të dëmtuarve-dëshmitarëve Kastriot Haziri, dhe Lirim Muji, pastaj edhe të dëmtuarit-dëshmitarit Gëzim Abazi, duke e ngreh këmbëzën e revoles. Në këtë mënyrë, ka kryer edhe veprën penale ‘’Vrasje e rëndë në tentativë’’, nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 lidhur me nenin 28 paragrafi 1 të KPRK-së.

UBT

Sipas aktakuzës, i pandehuri pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët, ka mbajtur në pronësi armën, me të cilin ka kryer vrasjen, me ç’rast akuzohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokuroria i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjilan, që të njëjtit t’ia vazhdojë masën e paraburgimit, me qëllim të sigurimit të të pandehurit në procedurë dhe po ashtu t’i shqiptoj edhe dënimin plotësues – konfiskimin e armës së markës TT të kalibrit 7.62 mm thuhet në njoftimin e Prokurorisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.