Liridon Latifi kthehet si dikur, realizon tre gola
Futbollisti nga Kosova, Liridon Latifi e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën e re në Moldavi.
Pas një edicioni jo të mirë në Hungari, Latifi është huazuar te skuadra moldave, Sheriff Tiraspol, shkruan Zëri.info.
Latifi tashmë ka debutuar me skuadrën e tij të re.
Në ndeshjen e Kupës së Moldavisë, reprezentuesi i Shqipërisë ka shënuar tre-golësh kundër skuadrës së Ligës së Dytë.
Latifit sonte i takoi goli i parë, goli i nëntë dhe goli i dytë.
Më parë, Latifi ka luajtur me Skënderbeun, Prishtinën dhe Flamurtarin./Zëri.info


