Eko Higjiena

Liridon Krasniqi ka një mesazh për Bunjakin: Nëse nuk më ftoni, shkoj luaj për Malajzinë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Futbollisti kosovar, nga Komuna e Vitisë Liridon Krasniqi po vazhdon të shkëlqej me skuadrën e tij Kedah Fa në Malajzi, përcjellë IndeksOnline.

Në një intervistë për “Super Sport”, Krasniqi është shprehur tejet i lumtur për skuadrën e tij e cila ka siguruar finalen e tretë radhazi në Kupën e Malajzisë.

“Po jemi prapë në finale është hera tretë në tre vjet në finalen e Kupës së Malajzisë jam shumë i kënaqur dhe ishalla do fitojmë finalen. Momentalisht po ndihem në karrierën time shumë mirë, jam shumë i kënaqur dhe ndihem shumë mirë me ketë gol që jemi prapë në finale”

Edhe pse ndoshta jo shumë e dinë, në Malajzinë me mbi 31 milionë banorë futbolli përjetohet me një pasion të jashtëzakonshëm, Kedah ka një mesatare prej rreth 35 mijë tifozësh për çdo ndeshje, ndërsa në finale si ajo e Kupës numri shkon 100 mijë. Krasniqi atje është shndërruar në një farë mënyre në një simbol, aktiv edhe në jetën sociale. Në karrierën me klubin po përjeton një moment fantastik, por ndihet i lënë në harresë nga Përfaqësuesja e Kosovës, me të cilën ka luajtur në ndeshjen historike me Haitin.

FIDANISHTJA

“E kohet e fundit nuk jam shpreh për këtë punë shumë media më kanë shkruajt dhe nuk jam shpreh për shkak unë e respektoj deri diku vendimet e trajnerit dhe FFK-së por ka ardhur te një pikë kur nuk mund ta pranoj ketë pasi gjithçka duhet për të qenë ne kombëtare. Po me vjen keq dhe inat dhe pyes pse gola po shënoj, tituj po marr krejt jam duke i plotesu me qenë pjesë e kombëtares ndoshta jo në formacion ama pjesë me qenë dhe unë si çdo njeri tjetër kam qejf me prezantua shtetin me gjak e me luftu por nëse me lejnë kshu anash tash jam ne një pikë ku nuk mban me.”

Moment kritik, por ka edhe më tepër, pasi në Malajzi ka nisur një fushatë për ta bindur të bëhet pjesë e përfaqësueses së vendit të Azisë Juglindore, 25 vjecari pranon se ndihet i dyzuar, e megjithatë mbetet në pritje të një ftese nga Kosova.

“Po e kam pas jo vec nje ofert dhe krejt populli eshte cu me marr nenshtetesi me lujt me Malajzine por ky nuk eshte vendim i lehte ama tash i kam hap Kosoves nje kufi deri muajin e ardhshem qe eshte loja dhe ta shohim nese me thirrin. Nese jo do shikoj cfar do te vendosi”.