UBT

Liridon Krasniqi ftohet për herë të parë nga Kombëtarja e Malajzisë

/ 1 minutë lexim

Futbollisti kosovar, Liridon Krasniqi është ftuar për herë të parë në Kombëtaren e Malajzisë.

Krasniqi do të jetë i ftuar për dy ndeshje miqësore që zhvillohen gjatë muaji maj, shkruan IndeksOnline

Madje ish-lojtari i Kombëtares së Kosovës do të udhëtoj për në Malajzi dhe para këtyre ndeshjeve do të vaksinohet me vaksinën anti-Covid19.

UBT

“Një total prej 38 lojtarësh kombëtarë do të marrin vaksinën duke filluar nga 19 prill, përpara se të nisen për në Shtetet e Bashkuara Arabe në ndeshjet para-kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katari 2022’ dhe Kupën Aziatike. Në këtë numër, përfshihen edhe tre lojtarë jashtë vendit. Liridon Krasniqi, Luqman Hakim dhe Junior Eldstal”, shkruhet në njoftimin e Kombëtares së Malajzisë.

Malajzia gjatë muajit maj do t’i luajë dy miqësore, para ndeshjeve të rëndësishme në qershor, ndaj Emirateve të Bashkuara të Arabisë, Vietnamit dhe Tailandës.

Kujtojmë që Liridon Krasniqi është duke luajtur për klubin e A-League në Australi, Newcastle Jets./IndeksOnline/