Hidromorava

Liridon Krasniqi aplikon për shtetësi në Malajzi dhe më pas në FIFA

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Mesfushori Liridon Krasniqi, ka rënë dakord t’i mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Malajzisë, ka thënë presidenti i Federatës së Futbollit të Malajzisë, Datuk Hamidin Amin.

Ai ka thënë se Krasniqi dhe braziliani De Paula nuk kanë pranuar të luajnë për para, por me dëshirën për ta ndihmuar Malajzinë të kualifikohet në Kupën Aziatike të vitit 2023.

Krasniqi i ka dorëzuar dokumentet e kërkuara në Ministrinë e Brendshme të Malajzisë për ta fituar shtetësinë, dhe pasi ta marrë, do të kërkojë leje nga FIFA ta përfaqësojë Kombëtaren e Malajzisë.

Ai pritet shpejt të pajiset me pasaportë të Malajzisë, por dosja e tij pritet të shqyrtohet në fund të këtij viti.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, për Krasniqin do të ishte Kombëtarja e tretë pas aventurës me Shpresat e Shqipërisë dhe ekipin “A” të Kombëtares së Kosovës.

Fundamenti

“Të dy lojtarët mund të mos jenë të rinj me moshë, por ne i morëm ata, sepse kanë cilësitë për ta ndihmuar Majlazinë në Kupën e Azisë”, ka thënë Amin.

Nëse kosovari 27-vjeçar e merr lejen nga FIFA, mund të jetë i gatshëm të debutojë për Malajzinë në fillim të vitit të ardhshëm.

Në Malajzi nuk presin të kualifikohen në botërorin e vitit 2022, por qëllimi i tyre është të arrijnë në finale të Kupës së Azisë që mbahet në vitin 2023.

Në kampionatin e Malajzisë luan që nga viti 2015 si lojtar i Kedahs dhe aktual, Melaka United.