Mobi Casa

Liridon Klinaku – Kampion i boksit në Nordrhein-Westfalen

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Salla e sporteve në Köln Süd ishte arena e lufërave të vlefshme për kampionatin e Republikës Gjermane të Nordrhein-Westfalen që u mbajt në fundjavën që shkoi. Protagonisti kryesor i një nder meçeve më të mira në këtë ditë ishte Liridon Klinaku që mbron ngjyrat e klubit të boksit ATV Selhof Bad Honnef.

Finalja në kategorinë gjysëmwelter deri në peshën 64 Kg. ndërmjet 20-vjeçarit nga Kosova dhe kundërshtarit Malke Buyyukayya, u vlerësua si meç i nivelit të lartë ku të dy boksierët nuk i dhuruan njëri tjerit asgjë dhe luftuan guximshëm deri në sekondën e fundit të meçit. Me rezultatin 3:2 sipas vlerësimit të referëve, Liridon Klinaku shpallet kampion i kësaj Republike dhe kualifikohet për Kampionatin Gjerman për seniorë por edhe për Kampionatin Gjerman të moshave U21 që mbahet në fundjavën e parë të Tetorit në Moers..

„Në këtë kategori konkurrenca ndër boksierë është shumë e madhe. Prandaj jemi shumë të lumtur që në klub kemi një talent kaq të madh si Liridoni i cili na solli këtë titull“ flasin të entuziazmuar trajnerët e tij Anke Müller dhe Eberhardt Zibart.

Por pjesëmarrja në këtë Kampionat nuk ishte edhe aq e sigurtë për Liridonin. Gjatë meçit final të Kampionatit të regjionit Mittelrhein në Maj të këtij viti, ai pëson një lëndim në kokë. Jo nga goditjet e kundërshtarit por nga litari që rrethon ringun. Mjeku i pranishëm i ndalon atij vazhdimin e meçit për shkak të lëndimit serioz. Meçi përfundoi para kohe por Federata regjionale e boksit, duke njohur talentin e tij, i dha mundësinë atij të marrë pjesë në Kampionatin e Nordrhein-Westfalenit. Besimi që ju dha atij edhe u shpagua dhe Liridoni i solli këtë titull Federatës së Mittelrheinit.

FIDANISHTJA

„Jam duke u përgaditur për Kampionatin U21 të Gjermanisë por nuk është e sigurtë pjesëmarrja sepse e kam një lëndim në dorë“ shpreh brengosjen e tij djaloshi nga Vushtrria i cili mirret me boks qe gjashtë vite.

„Ky kampionat mbahet në fundjavën e parë të Tetorit në Moers por edhepse është një kohë e shkurtë, shpresoj të shëroj lëndimin e të marrë pjesë“ vazhdon Liridoni i cili të sigurtë e ka pjesëmarrjen në Kampionatin Gjerman për seniorë që mbahet prej 15-21 Tetor në qytetin bavarez Straubing.

Aty Liridoni do të ketë për kundërshtarë boksierë të fortë dhe me përvojë nga gjithë Gjermania por ai nuk e fsheh optimizmin e tij për sukses në këtë turnir. „Kam fituar disa tituj per juniorë por jam optimist se edhe në kategorinë e seniorëve do të kam suksese. Për këtë qëllim stërvitem rregullisht me trajnerët e mi“ përfundon boksieri i talentuar dhe ambicioz./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.