Uji Dea

Liridon Fetahaj siguron fitoren e Prishtinës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Futbollistët e Vllaznisë së Pozheranit, të cilët ndeshjet e tyre i zhvillojnë në Gjilan, në javën e 16-të, të Superligës së Kosovës në futboll, janë mposhtur nga Prishtina me rezultat 0-2.

Për trajnerin e Vllaznisë së Pozheranit, Bylbyl Sokolin, kjo ishte ndeshja e 6-të, të cilën e udhëheqë tek të Gjelbërit e Vllaznisë dhe ka arkëtuar vetëm një pikë.

Sokli pas ndeshjes ka deklaruar se nuk mundet kështu më dhe pritet të jep dorëheqje nga Vllaznia.

Futbollisti më i mirë i ndeshjes së sotme ishte sulmuesi Liridon Fetahaj, i cili shkëlqeu duke shënuar dy gola duke i dhuruar skuadrës së tij tri pikë të vlefshme drejt kreut të tabelës së klasifikimit.

Futbollistët e Prishtinës ishin ata që gjatë 90 minutave dominuan në fushë, ndërsa futbollistët e Vllaznisë asnjëherë nuk arritën të rrezikojnë portën e portierit Bekaj të Prishtinës.

Debatik Curri në minutën e 5-të, ka goditur pingulën e portierit të Vllaznisë, Bajrami.

UBT

Në minutën e 20-të, arbitri nga Mitrovica, Fatmir Thaçi, akordon penalti për Prishtinën por arbitri anësor Fatlum Berisha, sinjalizon se nuk ishte penalti dhe Thaçi e anulon një vendim të tillë.

Shtatë minuta më vonë, Fetahaj mjeshtërisht depërton duke e lënë të shtangur portierin Bajrami duke shënuar 0-1.

Në fund të pjesës së parë mesfushori Bozhoviq nga 30 metra godet horizontalen e Bajramit.

Golin e nokautit futbollistët e Prishtinës e shënojnë në minutën e 90-të, së pari Bozhoviq gjen futbollistin këmbë shpejt, Liridon Fetahaj, i cili nuk e pati vështirë me kokë nga 8 metra ta vulos fatin e këtij takimi.

Sulmuesi i Prishtinës dhe gola shënuesi i dyfishtë i kësaj përballje Liridon Fetahaj pas ndeshjes deklaroi.
“Ishte një ndeshje e vështirë, e patëm të vështir pasi Vllaznia nuk kishte çka të humbte, këta dy gola ia dedikoj klubit dhe është një fitore e merituar shpresoj se edhe në ndeshjet tjera do të shënoj”.

Në javën e 17-të, Vllaznia ballafaqohet me Dritën./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.