United Hospital

Lirian Ferati larg fushës së gjelbër, gjerë në pranverë, pas lëndimit të hundës në Ferizaj

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në ndeshjen e javës së VIII-të, të Ligës së Parë-Grupi B, sulmuesi i Kikës së Hogoshtit, Lirian Ferati, kishte pësuar një lëndim të rëndë nga futbollisti i Ferizajit, Ergon Hyseni në një duel të pa kontrolluar të tij duke ja thyer hundën në katër pjesë.

Sulmuesi i Kikës, Feratit, pas duelit për një kohë të gjatë kishte pasur probleme të mëdha me frymëmarrje, ndërsa mjekët i kishin rekomanduar pas qetësimit të gjendjes së hundës do ti nënshtrohet operacionit në hundë.

Ky lëndim Feratit i kishte rrezikuar jetën, pasiqë hunda e tij ishte e thyer në katër vende. “Së pari është dashur afër 12-13 ditë të pushojë për shkak se hunda ka qenë e ajur shumë, është dashur që ta sanoj pak me pushim dhe jam detyruar ta bëjë operacion, hunda ka qenë e thyer në katër pjesë e cila më ka shkaktuar probleme të mëdha në frymëmarrje por tani gjendja është pak ma e mirë”.

FIDANISHTJA

Sulmuesi i Kikës, Lirian Ferati, ka treguar sa kohë do të jetë larg fushës së gjelbërt. “Do të jem larg fushës gjerë në pranverë pasiqë ashtu më ka rekomanduar mjeku, shpresoj se në pranverë do t`i rikthehem fushës së gjelbër për të dhënë kontributin tim tek skuadra e Kikës, gjithashtu dua të falënderoj të gjithë që më kanë përkrahur në këto momente të vështira, falënderoj stafin e klubit shoqërinë dhe mjekët të cilët kanë treguar një punë të madhe për shëndetin tim”, thekson sulmuesi i Kikës, Lirian Ferati.

Shpenzimet e operacionit i ka bërë klubi i Kikës, ndërsa ndeshjen në mes Ferizajit e Kikës e kishte drejtuar mjaft dobët arbitri Ersen Janovaliu nga Prishtina./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.