Eko Higjiena

“Liria” nga Pogragja zyrtarizon bashkëpunimin me shkollën “Chvaleticka” nga Çekia‏

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me marrëveshje bashkëpunimi të nënshkruar, sot, edhe zyrtarisht janë definuar aspektet e angazhimit të shkollës fillore “Liria”, nga Pogragja dhe shkollës “Chvaleticka” nga Praga.

Qëllim i bashkëpunimit të dy shkollave është motivimi i mëtejmë i nxënësve të këtyre dy shkollave për kreativitetet e tyre, si dhe zhvillimin e aftësive në lëndët si: Art figurativ, gjuhë angleze, Teknologji Informative dhe njohjen me kulturën e ndërsjellët në mes dy popujve.

Me këtë rast drejtori i DKA-së në Gjilan, Nazmi Musa, ka thënë se ky është bashkëpunim nga i cili shkolla nga Pogragja mund të përfitoj jashtëzakonisht shumë, sepse tradita në shkollën nga Praga është shumë e gjatë dhe me begraund të suksesshëm.

“Liria” nga Pogragja mund të përfitoj jashtëzakonisht shumë. Sepse shkolla nga Praga, është e njohur për sukseset e saj në lëmi të ndryshme. Vet interesimi i ambasadorit të Çekisë NË Kosovë, dëshmon gatishmërinë e arsimit atje për këmbim të përvojave dhe praktikave të mira. Kjo është arritur poashtu edhe falë veprës së shkëlqyer të mësimdhënësve dhe pedagogëve të shkollave tona, e posaçërisht e nxënësve që po shkëlqejnë nëpër gara të ndryshme si Brenda ashtu edhe jashtë vendit”, ka thënë drejtori Musa, duke pohuar se si drejtori, janë të përkushtuar që suksesin ta mbështesin në vazhdimësi në të gjitha format.

Mobi Casa

Kurse në fjalën e tij të shkurtë ambasadori i Çekisë në Kosovë, Ivo Silhavy, ka potencuar se angazhimi i përbashkët jep rezultate të prekshme dhe sipas tij gjithçka që bëhet në kuadër të lidhjeve në mes të shkollave, sigurisht që rezultatet do të jenë përherë të mira dhe në rritje të vazhdueshme tha ndër të tjerash në fjalën e tij Silhavy.

Përgëzime dhe mbështetje ka dhënë edhe vet drejtori i shkollës “Chvaleticka” nga Praga, Josef Knepr, i cili ka ofruar bashkëpunimin e plotë dhe angazhimin edhe për projekte të përbashkëta, në mënyrë që sipas tij, rezultatet të jenë të prekshme dhe në funksion të dy shkollave.

Në fund, bashkërisht është bërë vizitë nëpër klasat e kësaj shkolle, si dhe është bashkëbiseduar për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe njohjes më të madhe mes dy shkollave dhe dy kulturave.

Ndryshe, nxënësit e shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Liria” nga Pogragja, kanë përfaqësuar Gjilanin dhe Republikën e Kosovës në konkursin ndërkombëtare të Artit Pamor në Pragë dhe gjatë viteve 2014 dhe 2015, janë shpërblyer me çmime ndërkombëtare dhe pretendohet që edhe këtë vit të përfaqësohemi në këtë konkurs të madh ndërkombëtar./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.