Liria mposht Dritën në Gjilan
Gjilan – Në javën e 14, të Superligës të Kosovës në futboll, Liria e Prizrenit ka mposhtur Dritën me rezultat 1-0 duke përgatitur befasinë e kësaj jave.
Liria i ndërpret Dritës serinë e sukseseve prej 5 fitoreve radhazi, ndërsa akter i kësaj fitore ishte futbollisti më i mirë në fushë, Liridon Fetahaj i cili skuadrës së tij i siguroi tri pikë tejet të vlefshme.
Në pjesën e parë të dy skuadrat zhvilluan lojë të fortë në mesfushë, por pa raste shënimi.
Liria edhe në pjesën e dytë u tregua skuadër e fortë me kundër zbritje nëpërmjet Liridon Fetahaj, që kërkonte të rrezikonte portën e portierit Edvan Bakajt.
Mysafirët në minutën e 85, patën fat pasiqë futbollisti mbrojtës i Lirisë godet horizontalen e tij.
Enigma e pazgjidhur për futbollistët e Dritës ishte sulmuesi Liridon Fetahaj, i cili shumë herë e binte në vështirësi mbrojtjen e “bardh e kaltërve”.
Në minutën e 87, Fetahaj pasi shmang dy futbollist të Dritës nga ana e djathtë me gjuajtje të furishme nga 13 metra gjenë rrjetën e portierit Edvan Bakajt, i cili reagoi ngathët, njëherit ky gol del të jetë vendimtar në ndeshjen e sotme.
Me këtë humbje futbollistët e Dritës edhe më larg largohen nga kreu i tabelës.
Trajneri i Dritës Shpëtim Duro pas ndeshjes ka deklaruar.
“Gjatë gjithë ndeshjes ishim më të mirë se kundërshtari dhe nga një gabim pësuam. Neve na mbetet të punojmë edhe më shumë që ti përmirësojmë këto gabime”.
Në javën e 15 futbollistët e Dritës ballafaqohen me Llapin në Podujevë./sylejman ismajli/rajonipress/


