RCCOLA

Lipovica: Në Viti shënohet ulje e rasteve të vjedhjeve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Agim Lipovica, ka theksuar se situata është shumë e mirë, si në aspektin e sigurisë, po ashtu edhe në uljen e rasteve të vjedhjeve, ku në periudhën e fundit mujore nuk është shënuar asnjë rast i vjedhjeve të rënda.

Kapiteni Lipovica ndër tjerash ka apeluar tek qytetarët e komunës së Vitisë për respektim të rendit dhe qetësisë publike gjatë festimeve në dasma e ahengje, respektim të rregullave të komunikacionit, pasi që kemi një fluks më të madh të veturave tani, si dhe ka tërhequr vërejtjen për sigurimin e pusetave nga bujqit, në mënyrë që mos të rrezikohet jeta e qytetarëve.

Është mbajtur mbledhja e katër e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, në të cilën është shqyrtuar edhe Propozim Rregullorja e re e Punës së KKSB-së. Në këtë mbledhje, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka njoftuar anëtarët e KKSB-së me aktivitetet komunale, ku mes tjerash ka përmendur vizitën tre ditore të delegacionit nga Komuna e Kirchhainit të Gjermanisë.

Mobi Casa

Anëtarët e KKSB-së, pasi kanë dhënë propozimet dhe vërejtjet rreth propozim rregullores së punës, me shumicë votash e miratuan atë për procedim në Komitetin për Politikë e Financa, e që mandej të kaloj edhe në Kuvendin Komunal për miratimin final.

Lidhur me situatën e sigurisë në komunën e Vitisë, komandanti i Stacionit Policor kapiten Agim Lipovica, ka theksuar se situata është shumë e mirë, si në aspektin e sigurisë, po ashtu edhe në uljen e rasteve të vjedhjeve, ku në periudhën e fundit mujore nuk është shënuar asnjë rast i vjedhjeve të rënda.

Kapiteni Lipovica ndër tjerash ka apeluar tek qytetarët e komunës së Vitisë për respektim të rendit dhe qetësisë publike gjatë festimeve në dasma e ahengje, respektim të rregullave të komunikacionit, pasi që kemi një fluks më të madh të veturave tani, si dhe ka tërhequr vërejtjen për sigurimin e pusetave nga bujqit, në mënyrë që mos të rrezikohet jeta e qytetarëve./rajonipress/