Lionel Messi: Kjo është jeta ime

Gjithmonë e kam admiruar Pablo Aimar. Prej fillimit kam luajtur me stil të njëjtë. Kam qenë djali më i shkurtër dhe nuk kam pasur probleme as në shkollë, as në familja e as në ekipe. Në vendlindjen time kërkohet mbi të gjitha vrapimet kurse në Barcelonë kontakti me topin dhe taktizimi. Mendoj se askush nuk është aq vetëkritik sa jam unë. E di kur bëj mirë, dhe kur bëj keq. Flet Lionel Messi, futbollisti më i mirë në botë.
Messi: Kujtimet e para i kam nga fëmijëria, ndoshta kur isha tre ose katër vjeç, duke lozur në lagjen time. Që i vogël e mbaj mend veten me top nëpër këmbë.
A jeni mësuar atëherë që të shmangeni dhe të fauloni nga pas?
Messi:Gjithmonë kam pasur stilin e njëjtë në lojë. Në të vërtetë nuk shqetësohem fare për njerëzit që më gjuajnë me shkelma.
Javët dhe muajt e parë në Barcelonë, ishin kohë të lumtura apo kohë të këqija?
Messi: Të dyja. Kam qenë i lumtur kur kam jetuar në Barcelonë dhe kam përjetuar shumë gjëra të reja. Nga ana tjetër, ishte e vështirë që të isha larg njerëzve. Duhej që t’ia filloja prapë, me ekipe të reja, me miq të rinj. Por, në fillim nuk kam pasur mundësi të luaj, për shkak të lëndimit dhe për shkak se kam pasur probleme me dokumentet. Fillimi ishte shumë i vështirë.
Kush ishin idhujt tuaj?
Messi:Gjithmonë e kam admiruar Pablo Aimar. Ai vinte nga River Plate dhe e atë e kam përcjellë shumë.
A keni pasur problem me njerëzit meqë jeni i shkurtër?
Messi:Jo, kurrë nuk kam pasur problem me gjatësinë time. Gjithmonë kam qenë djali më i shkurtër, si në familje, në shkollë, po ashtu edhe nëpër ekipe.
Ju nuk ishit vrapues i rregullt deri në moshën 13-14 vjeç, kur trajneri juaj Tito Vilanova, trajner i tanishëm në Barcelonë, ju mori në ekip. A keni menduar ndonjëherë të hiqni dorë?
Messi:Jo, kurrë. Gjithmonë kam menduar që të vazhdoj trajnimin dhe të punoj, në mënyrë që të arrija ëndrrën time. Unë kam qenë me fat dhe prej momentit që erdhi Tito fillova të luaj më shpesh, që prej atëherë karriera ime ndryshoi në sistemin e të rinjve.
A është Tito i njëjti siç ka qenë edhe më parë?
Messi:Ai është i njëjti person që na ka trajnuar në ekipin e kadetëve. Kam qenë i vogël dhe nuk e mbaj mend shumë nga ajo kohë, por e di që ai është i njëjti dhe na trajton njëjtë sikurse na ka trajtuar më parë.
A ke luajtur njëjtë siç luan tani, si numri 9?
Messi:Jo, ishte sistem ndryshe. Kemi luajtur me një sulmues dhe kam unë kam luajtur pas tij. Isha një mediapunta. Ky nuk është një rast i nëntë i rrejshëm, sepse ne nuk luajmë në atë sistem.
A është stili juaj i lojës rezultat i shkollës së Barcelonës?
Messi:Stili im i lojës ka qenë gjithmonë i njëjtë. Nuk jam përpjekur kurrë që ta zhvilloj një stil të veçantë. Nga shumë të rinj, unë kam luajtur vetëm në këtë mënyrë. E vërtetë është se kam mësuar shumë nga sistemi i të rinjve. Mënyra se si kam punuar këtu ishte e ndryshme. Kishte shumë kontakte me topin dhe shumë punë për sistemet taktike. Unë vij nga Argjentina dhe ne nuk bëjmë diçka të tillë. Atje, më shumë se çdo gjë tjetër, duhej shumë vrap.
Jeni bashkuar me Cesc Fabregas, që ka luajtur në nivelin e të rinjve. A kuptoheni në mënyrë të veçantë?
Messi:Ne e kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë, po ashtu e njohim mirë njëri-tjetrin. Është e lehtë të luash me Cecsin, për shkak të stilit që ka. Që të dy përpiqemi të shohim njëri-tjetrin në fushë dhe në trajnim.
Kur keni luajtur për herë të parë, në ekipin e parë të Barcelonës, në para sezon Joan Gamper Trophy, Fabio Capello ju përshkroi si ‘dreqi i vogël’…
Messi:Nuk e besoja kur e dëgjova. Ai është trajner që ka fituar shumë lojë dhe kjo që ka thënë për mua ishte diçka shumë e mirë.
Kur keni qenë i gatshëm për debutimin e tuaj në ligë, keni pasur problem me pasaportën tuaj?
Messi:Ishte një moment i vështirë, por për fat të mirë u zgjodh shpejt. Unë doja që të luaja, kam pasur rastin për të bërë një hap në ekipin e parë dhe ata nuk dëshironin të më lejonin. Nuk e kuptoja, pse nuk mund të luaja.
Çfarë mendoni, pse Deco dhe Ronaldinho të morën nën krahët e tyre?
Messi:Kam qenë me shumë fat që i kam pasur në krah ata. Do t’u jem mirënjohës gjatë gjithë jetës, atyre dhe (Thiago) Motta dhe Sylvinho.
Çfarë ndodhi me këtë ekip? Pse ra në mënyrë aq të shpejtë?
Messi: Në të vërtetë nuk e di çfarë ka ndodhur. Humbëm në gjysmë finalen e Ligës së Kampioneve kundër Manchester United dhe humbëm si ligë e Real Madrid-it. Në të vërtetë nuk e si çfarë ka ndodhur, por të paktën shërbeu si mësim për t’u siguruar se ajo nuk do të ndodhte përsëri.
Tani jeni shumë i kujdesshëm me dietën tuaj. A ju mungon ndonjë gjë kur hani?
Messi:Është folur shumë për dietën time, por ndryshimi nuk ishte aq i madh sa kanë folur njerëzit. E ha ushqimin e njëjtë, sikur që e kam ngrënë më parë, edhe pse tani janë disa gjëra që i ha, të cilat nuk i kam ngrënë më parë, si për shembull peshku. Shumica e ushqimit që ha është e njëjtë sikur që ka qenë.
A ka ndryshuar loja juaj? Keni qenë më individualist përpara?
Messi:Kurrë nuk e kam konsideruar veten lakmitar, ose dredharak në top, edhe pse shumë njerëz kanë menduar që isha i tillë. Unë jam rritur si një lojtar dhe kam mësuar shumë nga njerëzit që më kanë ndihmuar.
Si jetoni nën presionit e pozicionit që keni, të famës së vazhdueshme? Jeni vetë kritik?
Messi:Po, jam shumë vetëkritik. Mendoj se askush nuk është aq vetëkritik sa jam unë. E di kur bëj mirë, dhe kur bëj keq. Nuk kam nevojë të ma thotë askush, sepse e di vetë. Më mjafton të shoh atë që kam bërë në fushë dhe e di, nuk ka nevojë të ma thotë dikush tjetër.
Kur e merrni topin, i mendoni opsionet tuaja, apo bëni lojë spontane?
Messi:Gjithmonë përpiqem të bëjë atë që mendoj se është më e mira për të kryesuar drejt kundërshtarëve dhe atëherë loja vjen natyrshëm.
Përveç futbollit , a merreni me ndonjë sport tjetër fizik? A kaloni kohë në palestër?
Messi:Punoj me pikat e mia të dobëta dhe përpiqem të parandaloj dëmtimet dhe për të qenë gjithmonë në formë. Kujdesem për veten, por nuk kaloj shumë kohë në palestër. Nuk jam tifoz i palestrave.
Çfarë mund të mësoni nga bashkë lojtarët tuaj? A ka ndonjëri nga ata ndonjë aftësi për të cilin ju lakmoni? Për shembull, Xavi…
Messi:Ai është lojtar i madh. Kurrë nuk e humb topin, ka vizion të madh dhe arrin ta lexojë lojën. Ai e kontrollon ritmin…
Po Andrea Iniesta?
Messi:Është i njëjtë me Xavin. Ndoshta, Andrea ka më shumë aftësi për të shënuar gol, futet më thellë në fushë. Por, janë të njëjtë. Edhe Andrea ka vizion të madh dhe kur është në formë i gjithë ekipi sillet rreth tij. Kur, Andrea dhe Xavi bëhen bashkë, ekipi tjetër e kupton që loja bëhet më e vështirë.
Ju ngjani sikur jeni futur thellë për të gjetur mënyra tjera për të zhvilluar lojën, jo vetëm në zonën e rreptësisë. A është ky një ndryshim i ndërgjegjshëm?
Messi:Varet nga loja. Futem thellë në mënyrë që të bie në kontakt me topin dhe përpiqem që të zhvilloj lëvizjet të cilat varen nga loja. Nuk jam vetëm një mesfushor, por bëj çfarëdo që i nevojitet ekipit.
Kemi dëgjuar të thuhet, se kur e humb lojën, madje edhe kur trajnoheni, bëhesh aq keq sa nuk flitet me ty. Kaq keq e përjetoni humbjen?
Messi:Njëjtë ndodh me të gjithë, në dhomat e veshjes. Kur humb lëndohesh, por e mira është që ne duam te dalim fitues gjithnjë, madje edhe nëpër trajnime. Kjo do të thotë se dëshira për sukses është e madhe.
A jeni bërë lider që nga largimi i Pep Guardiolës?
Messi:Unë jam i njëjti si më parë. Në grup, të gjithë e dinë rolin e tyre dhe ky grup nuk ka nevoje për lider. Unë ende e luaj të njëjtin rol si më parë.
Pele, Diego Maradona , dhe njerëzit tjerë thonë që ti mund të jesh lojtari më i mirë i të gjitha kohërave…
Messi:Çdo ditë mundohem të përmirësohem. Nëse krahasohem me lojtarët më të mëdhenj, që ende mbesin të tillë edhe pse kanë dal në pension, atëherë kjo është gjë e mirë. Por, unë nuk mendoj ashtu. Mendoj se duhet të përmirësohem gjatë gjithë kohës dhe në fund të karrierës do të mendoj për punën që e kam bërë. Atëherë, le të gjykojnë njerëzit.
Për herë të parë jeni bërë baba. Po nëse Thiago, djali juaj, bëhet tifoz i Plate River ose Rosario Central?
Messi:Nuk mendoj se do të ndodh një gjë e tillë…
A dëshironi që edhe ai të bëhet futbollist?
Messi: Dëshiroj që ai të behët çfarëdo që ai ka dëshirë. Kur të rritet do ta ndajë mendjen se me çfarë dëshiron të merret. Unë dhe nëna e tij dëshirojmë që ai të jetë i lumtur. www.worldsoccer.com /
Përkthyer nga Gazeta Express