UBT

Lini duhanin, mbroni fëmijët!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Njerëzit që nuk tymosin rrezikohen më shumë të vdesin nga sëmundje serioze të mushkërive, nëse janë rritur nga prindër duhanpirës.

Ky është konkluzioni i një studimi të fundit amerikan, i cili arriti në përfundimin se të thithurit të tymit të duhanit në fëmijëri bënte që numri i vdekjeve të përvitshme të shtohej me 7 persona më shumë në çdo 100 mijë të rritur joduhanpirës.

Studimi i udhëhequr nga shoqata “American Cancer Society” mori në shqyrtim 70 mijë e 900 burra e gra joduhanpirëse. Ekspertët sugjerojnë se, mënyra më e mirë për të mbrojtur fëmijët është lënia e duhanit, shkruan Tch.

Një tjetër gjetje e studimit ishte se, nëse pjesëmarrësit kanë jetuar me një duhanpirës gjatë periudhës madhore, atëherë ata janë ndeshur me komplikacione të tjera shëndetësore.

Fundamenti

Ekspozimi ndaj tymit të duhanit për 10 ose më shumë orë çdo javë shton rrezikun e vdekjes nga sëmundja e ishemisë në zemër me 27 për qind, nga sulmi kardiak me 23 për qind dhe sëmundje kronike të bllokimit të mushkërive me 42 për qind, krahasuar me ata që kanë jetuar në krah të joduhanpirësve.

Studimi është publikuar në revistën amerikane të mjekësisë parandaluese (American Journal of Preventive Medicine).

Pjesëmarrësit janë pyetur mbi ekspozimin e tyre ndaj duhanit përgjatë jetës, e më pas është ndjekur me imtësi zhvillimi i shëndetit të tyre për 22 vitet në vijim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.