Eko Higjiena

Lindon Selahi realizon në fitoren e thellë të Rijekës

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Lindon Selahi ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit kroat me fanellën e liderit Rijeka.

Mesfushori shqiptar realizoi golin e tretë për skuadrën e tij në udhëtim përballë Rudes, duel që Rijeka e fitoi me rezultat të thellë 3-0.

Ishte minuta e 56-të kur 25-vjeçari i lindur në Belgjikë tundi rrjetën kundërshtare, duke vulosur triumfin e ekipit të tij.

FITORJA

Rijeka kryeson në Superligën e Kroacisë dhe është në rrugën e duhur për t’u rikthyer te titulli pas shtatë vitesh.

Ndërkohë, ky ishte goli i katërt sezonal në kampionat për mesfushorin shqiptar.

Mesfushori debutoi me kombëtaren kuqezi në tetorin e vitit 2019 dhe deri më tani numëron katër ndeshje me Shqipërinë, por çuditërisht nuk u ftua fare nga Sylvinho për ndeshjet miqësore të muajit mars. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.