Fundamenti

“Lindje – Perëndim- Lindje”, filmi më i mirë shqiptar

/ 4 minuta lexim

Festivali i 13 i Filmit Shqiptar është mbyllur me një ceremoni çmimesh, i mbajtur në Teatrin e Operës dhe Baletit. I pranishëm në këtë mbyllje ka qenë edhe ministri i Kulturës, Aldo Bumçci dhe të tjerë përfaqësues të politikës. Pasi kanë parë filmat, dy juritë e ngritura në këtë festival kanë dhënë edhe verdiktin e tyre.

Juria e filmit të gjatë kryesohej nga regjisori i njohur Muharrem Fejzo, me anëtarë shkrimtarin dhe publicistin Aurel Plasari, regjisorin irlandez Mark Cousins, regjisorin kosovar Isa Qosja (fitues i edicionit të shkuar me filmin “Kukumi”) dhe regjisorin italian Claudio Fragasso. Juria që mori në shqyrtim filmat e shkurtër, dokumentarë e vizatimorë, përbëhej nga aktori kosovar që jeton në Vjenë, Astrit Alihajdaraj, shkrimtari dhe publicisti Mujë Buçpapaj, aktori dhe producenti kosovar Arben Zharku, drejtor i festivalit “Skena–UP”.

Për një javë rresht, nga data 6-9 dhjetor, në kinema “Millenium” janë shfaqur 15 filma artistikë, 19 filma të shkurtër, 17 filma dokumentarë, 12 filma vizatimorë, ndërkohë që jashtë konkurrimit ishin edhe 43 filma të studentëve. Festivali shënoi tri shfaqje speciale: kopja e restauruar e “Nëntorit të Dytë”, dokumentari “Anija” i Roland Sejkos dhe “Besa Premtimi” i regjisores amerikane Rachel Goslins. Ky festival që ka shënuar rikthimin pas gjashtë vitesh ka pasë në konkurrim edhe filma kosovarë duke përfshirë edhe atë të metrazhit të gjatë “Gomarët e kufirit”, me skenar të Jeton Neziraj dhe regji të Jeton Ahmetaj, por duket se jurisë së këtij festivali nuk ia ka mbushë filmin ky film kosovarë që trajton pikërisht problemin e kufirit shqiptaro- shqiptarë.

Uji Dea

Gjithashtu në këtë festival ka marrë pjesë edhe filmi tjetër kosovarë a ii Yll Çitakut “Përtej rrugës”, por çmimet e këtij edicioni kanë shkuar më përtej këtyre filmave kosovarë. Filmi artistik më i mirë i festivalit ka dalë të jetë a ii Gjergj Xuvanit “Lindje – Perëndim- Lindje”, kurse regjia më e mirë ka shkuar për Bujar Alimanin për filmin “Amnistia”. Kurse shumë progonoza ka pasë për çmimet e aktorëve duke u lakuar edhe emrat e aktorëve kosovarë, por vendimi i jurisë ka bërë që këto shpërblime të shkojnë për Fadil Hasën për filmin “Mao Ce Duni”, dhe Luli Bitrin për rolin në filmin “Amnistia”.

Aktori më i mirë në rolin dytësorë ka dalë të jetë Besart Kallaku për filmin “Gjallë”, kurse roli i femrës dytësorë i ka takuar Margarita Xhepës për filmin “Ne dhe Lenini”. Çmimet e tjera janë edhe filmi më i mirë dokumentar “Rojtari i Bjeshkëve”, Antoneta Kastrati, filmi më i mirë vizatimor “Kamioni”, Ilir Kaso, filmi më i mirë i shkurtër “Dita e fundit e Loro Shestanit”, Sokol Keraj, çmimi special i Jurisë për Joni Shanaj për filmin “Pharmakon”, çmimi i karrierës për filmin e Muharrem Fejzos, çmimi jubilar i 100-vjetorit për Petrit Rukën për , “100 vjet me himnin e flamurit”, çmimi special i organizatorëve për filmin dokumentar “Besa”, Rachel Goslins, çmimi special i organizatorëve ka shkuar për drejtorit italian të fotografisë Sebastiano Nino Celeste, çmimi special i organizatorëve për drejtorin francez të fotografisë Jacques Bouquin dhe çmimi special i organizatorëve për Alban Xhillari për themelimin e një kinemaje moderne si “Millenium”.

Në këtë festival kanë marrë pjesë filmat shqiptarë të prodhuar prej vitit 2007 e këndej dhe ky festival ka pas për dedikim 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.(zeri)