ARKATANA

Lindita Martini po shkëlqen në garën e bukurisë, në Malajzi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Bukuroshja shqiptare Lindita Martini, e cila udhëtoi që më datën 12 dhjetor drejt Malajzise, për të përfaqësuar atjë Shqipërinë në eventin intenacional të bukurisë “MISS TOURISM QUEEN OF THE YEAR INTERNATIONAL 2015“, duket se po e kryen këtë mision shumë denjësisht.

Mes vajzave që vinë nga 5 kontinente të botës,ajo ka krijuar një ambjent më të ngrohtë se temperaturat e larta në Kuala Lumpur, shkruan menaxheri i saj Shpejtim Zejneli në një postim të dërguar nga Malajzia.

Ajo veçon lidhjen e ngushtë që ka krijuar me bukuroshen kosovare Elda NUSHI nga Gjakova,e cila përfaqëson Belgjikën.

Dal nga dalë ky konkurs ndërkombëtar po i afrohet natës finale që do të mbahet më 31 dhjetor 2015.

Çdo ditë është një eksperiencë e re, por ajo që ka lënë më shumë mbresa te Lindita Martini (Miss Albania) është vizita në shtëpinë e fëmijës “Ti-Ratana”, nga ku një fëmijë i ka lënë asaj një mesazh shumë të bukur : Ti ke fituar MISS TOURISM QUEEN OF THE YEAR INTERNATIONAL 2015 në zemrat tona, shpresojmë që kjo të bëhet e vërtetë.

Vetë Lindita shprehet se konkurenca është e fortë dhe një garë gjithmonë ka surpriza, por ajo ndjehet e lumtur për mbështetjen e madhe që merr çdo ditë nga shqiptarët, duke shpresuar t’i ketë bërë sa më krenarë.

Lindita Martini ka marrë oferta pune nga agjencitë e modës në Turqi si dhe ka marrë oferta për të përfaqësuar Shqipërinë në shumë evenimente në botë.

Lindita MARTINI ka mesazh për gjithë shqiptarët kudo që janë:

ARKATANA

GËZUAR FESTAT E FUND VITIT :

GËZUAR KRISHTLINDJET & GËZUAR VITIN E RI 2016

Lindita MARTINI

21 vjeçare

Gjatësia 1.70 cm

Qyteti: Shkodër

Profesioni: gazetare dhe prezantuese

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.