Lindita Doda: Çmimet ju takojnë heronjve

Gjilan – Krijuesja nga Tirana, Lindita Doda, fituese e Çmimit të dytë për tregim në konkursin letrar “Flaka e Janarit” 2014, erdhi enkas në Gjilan, për ta vizituar në vigjilje të 17 Shkurtit, Ditën e Pavarësisë për Republikën e Kosovës, Familjen e heroit Nuhi Berisha.
Me këtë rast, kjo prozatore dhe poete e vyer, i dhuroi kësaj Familjeje atdhetarësh dhe Çmimin e saj, sado simbolik por, me një peshë të madhe kujtese e nderimi.
Çmimet ju takojnë herojve, i tha ajo bacës Rexhë, gjatë pritjes së ngrohtë që iu bë në këtë Familje, ku ishte e shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, zoti Ahmet Isufi, si dhe nga njëri prej organizatorëve të sivjem të këtij Manifestimit, shkrimtarit Sabit Rrustemi./rajonipress/