UBT

Linda Nikolla përfaqëson Zvicrën në “Goldwell – Color Zoom”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Parukierja dhe stilistja e njohur shqiptare që jeton në Zvicër, Linda Nikolla, me sukseset e saj nuk po i gëzon vetëm shqiptarët, por edhe zviceranët. Fituesja e shumë çmimeve ndërkombëtare për parukeri më 10 tetor do ta përfaqësojë Zvicrën në njërin nga spektaklet më të mëdha të parukerisë në botë “Goldwell 2014 – Color Zomm”, i cili do të mbahet në Berlin.

“Color Zoom” është një ndër festivalet më të mëdha në botë, i cili mbahet çdo vit nëpër vende të ndryshme të botës, ku prezantohen trendet, ngjyrat dhe produktet e reja për vitin e ardhshëm. Meqë pata fituar çmimin e parë në “Gold…”, kam nderin që edhe këtë vit t’i prezantoj idetë e mia dhe të jem pjesë e këtij spektakli”, ka thënë Linda për albinfo.ch.

Në këtë spektakël do të garojnë frizerë nga e gjithë bota, ndërkaq do të përcillet edhe nga media të shumta botërore, veçanërisht nga revistat e famshme “Vogel”, “Arabela” e të tjera.

FIDANISHTJA

Linda është e lumtur se si shqiptare e ka mundësinë të përfaqësojë shtetin zviceran dhe njëkohësisht të ndihmojë në ndryshimin e imazhit të shqiptarëve në Zvicër.

“Jam e lumtur për këtë mundësi. Uroj të jem një imazh i mirë për të gjithë shqiptarët që jetojnë këtu dhe kudo nëpër botë”, shprehet ajo, teksa thotë se nuk frikësohet nga sfidat e reja.

“Jam mësuar me sfida të ndryshme, por ende kam emocione dhe nuk më besohet se arrita ta fitoj vendin e parë “New Talent Category”. Për suksesin dhe punën time u krenua edhe shteti zviceran dhe menjëherë më ofruan kontratë që t’i përfaqësoj në këtë spektakël deri në vitin 2016”, përfundon biseden për albinfo.ch parukierja Linda Nikolla./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.