UBT

Linda Nikolla, edhe dy vjet përfaqësuese e Zvicrës për parukeri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shqiptarja, e cila jeton në Zvicër, Linda Nikolla, ka vazhduar kontratën edhe për dy vjet të tjera për të përfaqësuar Zvicrën në kompeticione të ndryshme botërore për parukeri.

Pas suksesit që kishte në “Goldwell – Color Zoom” në Berlin, nga ku ajo u shpërblye me çmimin “New Talent”, shteti zviceran i ka besuar që të vazhdojë bashkëpunimin deri në vitin 2016. “Sukseset që kishim deri më tash, e në veçanti ai i fundit në Berlin, bëri që të vazhdojmë kontratën me Zvicrën deri në vitin 2016”, është shprehur për albinfo.ch parukierja dhe stilistja e njohur shqiptare. Gjatë tërë vitit të ardhshëm Linda do të marrë pjesë në shumë shtete të botës, duke përfaqësuar Zvicrën në festivale të ndryshme për frizura. “Do të jemi në Moskë, pastaj në Paris, Las Vegas, Kore dhe vende të tjera. Jam e lumtur që u realizua edhe një ëndërr tjetër, ku në të gjitha këto shtete do ta pëfaqësoj Zvicrën, të cilët zbuluan talentin tim dhe më përkrahen për të arritur të gjitha këto suksese”, ka thënë Linda, e cila uron që sukseset e saja ta bëjnë krenarë gjithë popullin shqiptar.

Tutje Linda Nikolla është duke e zhvilluar biznesin e saj në Zvicër dhe së shpejti do të hapë edhe sallonin e dytë të bukurisë në Cyrih “L3 Hair & Make Up”.

FIDANISHTJA

A.Gj.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.