FIDANISHTJA

Linda: Ngrënia gjatë luftës, ishte një akt i mbijetesës

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Revista e famshme “People”, i ka kushtuar një artikull të gjatë këngëtares kosovare Linda Halimi, duke përshkruar rrugën e saj të gjatë të transformimit nga një vajzë me peshë të tepërt, në një bukuroshe me trup të përkryer, pastaj rrugëtimin e saj në karrierën muzikore, me kulmimin e karrierës së saj duke marrë pjesë në garën e famshme “America Idol”, transmeton Zeri.info.

Linda për këtë revistë ka folur rreth problemeve që ka pasur me peshën për shkak të ngrënies së tepërt. “Jam rritur gjatë luftës në Kosovë, prandaj ngrënia ishte një akt i mbijetesës. Ne nuk e dinim se kur do të hamë vaktin e radhës. Ishte gjëja më e tmerrshme në botë, që mos të jesh në gjendje që të hash kur ti dëshiron. Prandaj kur ka përfunduar lufta, kam ngrënë pa kontroll për të kompensuar të gjithë kohën kur nuk kam mundur të ha. Dhe kjo ka marrë një drejtim të gabuar”, ka deklaruar Halimi.

Dhe e tërë kjo kishte bërë që ajo të arrij një peshë gati 110 kilogramë dhe atë brenda tri viteve.

“Ato ishin tri vitet më të mjerueshme të jetës sime. Të jem e sinqertë, isha në rregull me peshën time, por pastaj erdhën problemet shëndetësore. Nuk merrja frymë lirshëm, sëmuresha shpesh, kisha pneumoni. Dhe tallesha nga të tjerët. Sa herë që paraqitesha në klasë, ata thonin: ‘oh shikoni, një elefant i madh këtu”, ka rrëfyer ajo.

ARKATANA

Dhe kur një grua në tren i kishte ofruar asaj vendin duke menduar se ishte shtatzënë, ajo kishte vendosur të bëj një ndryshim. Mirëpo, kur bëhej fjalë për humbjen e peshës, ajo nuk dinte nga t’ia fillonte. Kishte hyrë në Google dhe aty kishte gjetur receta të shëndetshme, shkruan më tej zeri.info.

“Kam shikuar për receta me salmon. Salmoni dhe vezët ishin gjërat kryesore që haja”, ka thënë ajo. Halimi tashmë kishte humbur mjaft peshë kur ishte zhvendosur në Amerikë në vitin 2013 dhe kishte marrë pjesë në audicionin “American Idol”, ku kishte hyrë në top 25. “Idol më ka inspiruar që të vazhdoj si këngëtare.

Image
Qëllimi im kryesor është të fitoj një Grammy. Nuk do të ndalem deri ta arrij këtë”, ka deklaruar Linda e cila jeton në Atlanta me burrin e saj./ZERI