RCCOLA

Linda në “Auburn Fest 2013”

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Këngëtarja që tashmë po ndërton karrierën e saj në SHBA, gradualisht po rangohet në grupin e këngëtarëve të suksesshëm. Bëhet fjalë për këngëtaren Linda Halimi e cila sot (e shtune) do të performoj në koncertin gjigant të organizuar në përkujtim të James Brown dhe celebrimit të karrierës së yllit botëror të muzikës soul Gladys Knight në festivalin “Auburn Fest 2013” që do të mbahet në Atlanta.

Linda është e vetmja këngëtare që do të këndoj katër këngë, ndërkaq në mesin e këngëtarëve do të jenë edhe yjet e muzikës soul si Smokie Norful, Eric Bennet, Lyfe Jennings, Rahemm Devaughn etj. “Jam e lumtur që do të performoj para një audiencë të gjerë, koncerti do të zhvillohet jashtë stadiumit ku do të jenë 70 mijë spektatorë”, ka thënë ajo për “Zëri”.

RCCOLA

Linda shpreson që suksesi i saj në karrierën muzikore të vazhdoj edhe më tutje dhe për të ardhmen ajo planifikon edhe shumë koncerte të tjera.