Eko Higjiena

Linda Halimi: Kam qenë shqiptarja e parë në një martesë të hapur me një burrë që nuk është i bardhë, presioni publik ishte shumë i madh

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, këto ditë është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Ajo ka dhënë një intervistë për emisionin “Prive”, ku është përgjigjur në mbi 25 pyetje që lidhen me jetën e saj private dhe atë profesionale.

Mes të tjerash, interpretuesja e hitit “Ëndërroja” ka folur edhe për periudhën kur ajo e kishte bërë publike lidhjen e saj me reperi amerikan Big D, emri i vërtetë i të cilit është Davon Edwards.

Uji Dea

“Kur e kam bërë një bisedë në një televizion në Kosovë para 10 viteve, kaq shumë e kishin marr rëndë këtë punën time që ndoshta si fytyrë publike jam rasti i parë në martesë të hapur me dikë që nuk është shqiptar, e aq më pak ‘i bardhë’ nëse mund të them. Në atë kohë më pati penguar pak sepse nuk isha mësuar me gjithë atë presion publik, mirëpo tash jam shumë normal. Është në rregull, secili do t’i ketë mendimet e veta”, tha Linda.

Këngëtarja me origjinë nga Vitia përndryshe pas martesës së saj u shpërngul në ShBA, gjersa familjarët e saj emigruan në Zvicër.

Nga martesa me Davon, fryt i saj është vajza e tyre e vogël Kaimana. /Telegrafi/