Limonit nuk ka sëmundje që i bën ballë

Mbrojtësi i shëndetit, që eliminon helmet, forcon imunitetin, është antibiotik natyral, më i fortë se viruset dhe është i pasur me vitamina C që mbron nga inflamacionet, është hirësia e tij – limoni! Po ashtu, është i hatashëm në pastrimin e organizmit nga substancat e dëmshme, hedh jashtë helmet, përmirëson shëndetin dhe shumë dieta janë bazuar pikërisht në vetitë e tij shëruese, pasi e shpejton metabolizmin dhe krijon ndjenjën e ngopjes derisa njëkohësisht e qetëson trupin e lodhur.
Mënyra më e mirë, tashmë e dëshmuar për të ruajtur vitalitetin dhe linjat trupore, është ta konsumoni në formë të lëngut, sidomos para kafjallit, trasmeton gazeta Kosova Sot
Efektet e tjera shëruese të limonit janë: – Qetëson të djegurat në gjoks, përkatësisht urthin; – Ul kolesterolin; – Ndihmon në shërimin e plagëve; – Lehtëson dhimbjet respiratore; – Shëron mishin e dhëmbëve. Përveçse është efikas kundër infeksioneve me baktere, limoni vepron edhe kundër kërpudhave, është efikas kundër parazitëve dhe ka efekt kundër depresionit. Studimet e fundit kanë treguar efektin e tij në luftën kundër kancerit, si në parandalim po ashtu edhe në terapi.
(Kosova Sot)