Uji Dea

Limoni shkatërron qelizat e kancerit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Është konstatuar se limoni është shumë më i fuqishëm se kimioterapia dhe çka është më e rëndësishme, nuk ndikon në qelizat e shëndosha, transmeton “Zeri.info”.

Njëri nga lajmet më të reja nga bota e mjekësisë është se fruta të cilin e përdorim shpesh, limoni, shkatërron qelizat e kancerit, respektivisht stopon zhvillimin e tumorit.

Në të vërtetë Instituti amerikan për Shëndetësi në Baltimor ka bërë të ditur se limoni është produkt i fuqishëm natyral për shkatërrimin e qelizave kancerogjene.

Eco Higjiena

Është konstatuar se limoni është shumë më i fuqishëm se kimioterapia dhe çka është më e rëndësishme, nuk ndikon në qelizat e shëndosha.

E vetmja gjë që ende nuk është bërë e ditur është ajo se për çfarë sasie të limonit bëhet fjalë, prandaj sugjerohet kujdes! Pa marrë parasysh këtë, se limoni si një antioksidues i fuqishëm është një ilaç i dëshmuar kundër llojeve të ndryshme të sëmundjeve dhe i kancerit, tashmë dihet disa shekuj më herët.

Hudhra dhe limoni janë përbërësit bazë të një ilaçi të vjetër tibetian, i krijuar 2000 vjet më parë, për të cilin dihet se pengon krijimin e kancerit. Sot flitet se limoni ka efektin më të mirë ndaj cisteve dhe tumoreve. Ndikon pozitivisht në të gjitha format e kancerit, posaçërisht atë të mushkërive, të gjirit, prostatës, zorrës së trashë dhe pankreasit./ZERI/.