Hidromorava

Limoni pakëson thartirën e organizmit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Trupi ynë është alkalin, por disa nga funksionet e tij prodhojnë thartirë. Pikërisht kjo shkakton stres në organizëm, sidomos në sistemin tretës, i cili shkakton mbipeshë dhe ndjenjën e lodhjes.

Ekspertët pohojnë se ushqimi alkalin garanton më shumë energji, bark të rrafshët dhe lëkurë me shkëlqim. Po ashtu, duhet dalluar ushqimin me shije të thartë dhe ushqimin që krijon thartirë.

Uji Dea

Shembulli më i mirë është limoni, me shije shumë të thartë, i cili është një nga ushqimet me shije të thartë që më së shumti organizmit i dhuron alkalizëm. MST/ Ushqimet që shkaktojnë reaksion të thartirës: Buka e bardhë, pjekurinat dhe ëmbëlsirat nga mielli i bardhë, çokolata, kafeja, alkooli, pijet e gazuara, lëngjet e pemëve me ëmbëltues, akullorja, makaronat nga mielli i bardhë, orizi i bardhë, frutat e detit, çaji i zi dhe arrat.