Uji Dea

Limoni: Pagesa e faturave të Tatimit në Pronë, pagesë për zhvillim të Gjilanit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – “Drejtoria e Financave është duke punuar me përkushtim për të menaxhuar mirë me paranë publike, raportimin por edhe inkasimin e mjeteve në kategorinë e Tatimit në Pronë”, ka thënë në një konferencë për media ushtruesi i detyrës së drejtorit, Ilmi Limoni.Limoni me këtë rast ka thënë se janë të vendosur si drejtori që shpenzojnë me kujdes dhe të inkasojnë në bazë të përgjegjësisë ligjore.

“Në drejtorinë e financave është sektori i Buxhet, i Tatimit në Pronë dhe sektori i Thesarit. Gjatë këtij viti me sektorin e buxhetit është përgatitur raporti financiar për vitin 2014 dhe raporti tre mujor për vitin 2015 të cilët kanë kaluar në Kuvendin e Komunës.

Poashtu, kemi përgatitur edhe pasqyrat financiare për Ministrinë e Financave. Sikur që është bërë punë shumë e madhe në hartimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore”, tha ai duke bërë të ditur se brenda ditës bëhet shpërndarja e mjeteve të drejtorive komunale, barazimet me Bankën Qendrore, por edhe me bankat komerciale.

Sa i përket Tatimit në Pronë Limoni, ka thënë se si drejtori kanë shpërndarë mbi 31 mijë fatura në gjithë hapësirën e Komunës së Gjilanit.

Eco Higjiena

“Për këtë periudhë të gjashtëmujorit të parë kemi bërë shpërndarjen e mbi 31 mijë fatura të Tatimit në Pronë dhe kërkojmë që të bëhen pagesat, sepse kjo përsëri u kthehet qytetarëve me investime në infrastrukturë. Këtë periudhë kohore kemi inkasim të mjeteve nga kjo kategori 82 për qind nga planifikimi buxhetor, apo 2 për qind rritje të inkasimit nga periudha e njejtë e vitit paraprak”, ka thënë drejtori Limoni, i cili ka shtuar se këtë vit janë regjistruar 297 objekte të reja, sikur që edhe është ulur norma e Tatimit në Pronë e premtuar nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Limoni ka apeluar te të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit që të bëjnë pagesën e faturave të Tatimit në Pronë, sepse në të kundërtën gjatë të ardhmes, do të ketë rast kur edhe do të bllokohen llogaritë bankare të borxhlinjve.

Ai ka thënë se kjo është e hyra e vetme e cila investohet 100% në infrastrukturën publike për qytetarët e Komunës së Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.