Hidromorava

Limoni, kjo frutë e mrekullueshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Dobitë e limonit tashmë janë dëshmuar në shumë studime të kryera. Nëse e përdor si tretman homeopatik për dhimbje dhëmbi apo pastrim shtëpie në mënyrë natyrale, limoni i bën të gjitha.

Por tani ne ju sjellim më shumë fakte dhe ide se si mund ta përdorni limonin. Fillimisht, ai është një pastrues i mirë i organizmit, transmeton “Zëri”.

Provo të pish ujë me limon posa të zgjohesh në mëngjes apo 20 – 30 minuta para se të hash mëngjesin për të stimuluar lëngjet gastrike.

Pastaj mund ta përdorni për pastrim të shtëpisë, e në veçanti për largimin e aromave kundërmuese nga mikrovala.

Mbush një enë përgjysmë me ujë dhe shtrydh një gjysmë limoni, fute këtë në mikrovalë për 5 minuta dhe aromat do të zhduken.

Po ashtu, ju mund t’i pastroni edhe orenditë: Në një shishe spërkatëse, shto dy lugë vaj ulliri dhe lëng nga një gjysmë limoni në një gjysmë gote ujë të nxehtë. Spërkat në një leckë pambuku dhe me këtë fshijë orenditë.

Eco Higjiena

Lëngu limonit mund të përdoret për kujdes dental. Apliko lëng limoni në dhëmbin që dhemb për të larguar dhimbjen, apo bëj masazh mishit të dhëmbëve për të ndaluar gjakderdhjen.

Ju gjithashtu mund të freskoni erën e gojës duke gargarë lëng limoni për 30 sekonda.

Limoni është i pasur me Vitaminë C që do të thotë se të përdorësh limon rregullisht është mirë për detoksikim (largim i helmeve) dhe dërgim të antioksiduesve në lëkurë.

Trajtimi nga jashtë brenda: Kombino sheqerin me lëng limoni me gjithë pulpë dhe hedh ca vaj ulliri e lëre ashtu të pushoj për 30 minuta për të krijuar pastrues shtëpiak.

Fërko bërrylat, kyçet e këmbëve dhe gjunjët për ti larguar ato tharjet e lëkurës. /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.