UBT

Limonata, pija për verë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Uji është përbërësi pothuajse kryesor në të gjithë llojet e limonadave që do ju sugjerohen t’i përgatisni gjatë stinës së verës. Janë frutat tropikale ato të cilat shoqërojnë gjitha llojet e limonadave, prandaj provojini.

Limonada me shalqi

Copëtoni shalqirin në copë të vogla në formë të trekëndshave dhe shtrydhni ato më pas. Lëngun e fituar vendoseni në një gotë me copa të imëta të akullit. Kjo lloj shije mund të shoqërohet edhe me disa feta limoni të gjelbër.

Limonada me rosmarinë dhe mjaltë

Mbushni një gotë të madhe me ujë e plot me akull dhe vendosni një bimë rosmarinë dhe një lugë të madhe me mjaltë. Lëreni të qëndrojë për disa minuta si e tillë e më pas mund ta konsumoni.

Limonada me dredhëza (luleshtrydhe)

Shtrydhni dredhëzat dhe grimconi akullin. Këto dy përbërës futini në një gotë të madhe dhe pijeni. Mos vendosni sheqer ose ndonjë gjë të ëmbël sepse dredhëza ka sasi të mjaftueshme të sheqerit.

FIDANISHTJA

Limonada me bimë menteje dhe limon

Grimconi bimët e mentes shumë imët, më pas shtrydhni gjysmën e limonit. Akulli në formë të grimcuar është shoqërues i përkryer për ta bërë pijen më të freskët dhe më verore.

Limonda me shegë

Ndani shegën për gjysëm dhe merrni kokrrat e tij, mbusheni gotën me kokrra shege dhe vendosni disa feta limoni bashkë me akullin dhe ujin.

Limonada me grejpfrutin

Merreni grejp frutin dhe ndajeni përgjysëm. Shtrydheni në shtrydhëse dhe lëngun e fituar vendoseni në një gotë plotë me akull. Për të zbutur shijen e idhët të grejp frutit vendosni një lugë të vogël me mjaltë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.