Fundamenti

Limani: Do të luftojmë për tifozët tanë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kapiteni i FC Dritës, Ardian Limani, në konferencën për media, para derbit kundër SC Gjilanit, ka thënë se ndonëse derbi pa tifozë është i zbehtë, brenda skuadrës ndihet rëndësia e ndeshjes.

“Mendoj se derbi pa tifozë është shumë më i zbehtë, por brenda ekipit e dimë se sa vlerë ka ky derbi dhe kjo fitore. E dimë se tifozët nga kudo që janë do ta shikojnë ndeshje. Mirëpo, brenda në stadium nëse nuk ka atmosferë dhe adrenalin është mungesë e madhe, por ne jemi të përgatitur edhe për këtë gjë. Pavarësisht mungesës së tifozëve, ne duhet ta pranojmë këtë fakt sepse nuk është punë e jona dhe duhet të fokusohemi vetëm te futbolli. Edhe derbin e kaluar e kemi zhvilluar pa shikues, por duhet të pajtohemi me këtë fakt sepse nuk kemi zgjidhje tjetër. Prandaj, duhet që nesër ta bëjmë maksimumin tonë, ta fitojmë ndeshjen për tifozët tanë kudo që janë”, ka thënë Limani.

Ndërsa, kapiteni Limani theksoi faktin se në mungesë të stadiumit, derbi lokal po zbehet nga një pasuri që e kishte qyteti.

Eco Higjiena

“Në këto përballje nuk merret parasysh as pozita aktuale dhe pikët, sepse në fushë është luftë e madhe.

Në mungesë të infrastrukturës e stadiumit është e dhimbshme që kjo pasuri e qytetit po zbehet”, ka përfunduar Limani.

Ndeshja derbi në mes Gjilanit dhe Dritës, do të zhvillohet të enjten nga ora 13:00, tek fusha me bari sintetik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.