GRANDEMALL

Limaj:Vizat hiqen këtë vit, por jo nga puna e Qeverisë

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Viti që po lëmë pas për kryetarin e Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka qenë viti më i vështirë që ka kaluar Kosova që nga pas lufta.Koalicioni qeverisës, siç është bërë, për liderin e Nismës që nga fillimi është pritur që të mos jetë koalicioni për qytetarë, por koalicion i dështimeve e zhgënjimeve të mëdha.

Për Limajn, 2015 përveç që do të mbahet mend si viti më i vështirë për vendin, do të ketë edhe një kujtim të mirë, bashkimin e opozitës.

Në një intervistë për KosovaPress, Limaj ka deklaruar se viti 2016 do të jetë vit kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë pa viza, e kjo jo falë përpjekjeve të Qeverisë por të turpit që ka bërë Evropa me vendin tonë.

“Besoj që vet krijimi i këtij koalicioni qeverisës është krijuar të gjithë e dimë në bazë të çfarë parimeve , fatkeqësisht është treguar se Kosova nuk do të ketë një qeverisje ashtu siç e presin qytetarët e Kosovës dëshmoi fillimi i vitit që po e lëmë siç thatë ju në janar me ato deklarimet e njërit nga ministrit të kabinetit qeveritarë. Reagimi i qytetarëve, protestat, shkarkimet për të vazhduar me pastaj plotë të tjera. Nëse Kosova ka pas diçka të mirë në këtë vit që po e lëmë mbrapa ka arritur që të ketë një opozitë të bashkuar. Prej pas luftës është hera e parë që opozita është bashkuar në tema të rëndësishme të vendit”, deklaroi Limaj.

Uji Dea

Sipas tij, nëse nuk do të ishte vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese lidhur me dy marrëveshjet tashmë të kontestuara nga opozita, ajo për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, vendim ky që shprehu mospërputhjen e këtyre marrëveshjeve me Kushtetutën e vendit, nuk do të kishte për çka të kujtohet ky vit.

Se bashkimi i opozitës nuk ishte vetëm për interesa të ngushta apo partiake ka qenë i papritur nga shumë skeptik këtë e pohon Limaj, i cili tha se ndonëse opozita është e bashkuar, ata asnjëherë nuk e kanë mohuar që në disa çështje kanë edhe qëndrime të ndryshme nga njëri-tjetri, dhe pikërisht për këtë janë edhe tri parti të veçanta e të ndara në koncepte e programe, e të bashkuara për tema nacionale.

“Ne jemi tri parti të ndryshme, ne asnjëherë nuk e kemi fshehur që jemi të ndryshme, prandaj jemi tri parti kemi edhe programe të ndryshme, koncepte të ndryshme. Ajo që keni na ka bashkuar janë temat e rëndësishme për vendin. Bashkimi opozitarë nuk është mbi bazën e ideologjive dhe partiake, por thjeshtë jemi bashkuar në temat e rëndësishme për vendin, pastaj veprimet e opozitës kanë qenë të përbashkëta, nuk jemi dalluar kush çka bënë, por thjeshtë veprimet aksionet opozitare kanë qenë e opozitës së bashkuar, ne i kemi koordinuar bashkë aktivitetet dhe kjo është më e rëndësishme. Pavarësisht presioneve opozita ka qëndruar bashkë”, tha Limaj.

Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, sipas tij, në tejkalimin e krizës politike ka pasur rol për të dëgjuar zërin e mbi 200 mijë qytetarëve që kanë nënshkruar për t’i thënë jo dy marrëveshjeve për Asociacionin dhe demarkacionin. Ajo siç thotë Limaj nuk ka mundur më të qëndroi e heshtur karshi kësaj situate duke dërguar kështu në Kushtetuese marrëveshjen e parimeve lidhur me Asociacionin./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.