Uji Dea

Limajn e bindin për dialog, të mërkurën bashkë me Thaçin shkon në Bruksel

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Koalicioni qeverisës ka rënë dakord që të bëhet bashkë për bisedimet në Serbi. Ata janë pajtuar që të shkojnë bashkë më 18 korrik në Bruksel për takim me Përfaqësuesen e Lartë Federica Mogherini. I fundit që është bindur për këtë është zëvendëskryeministri Limaj, i cili deri më tani e ka refuzuar Hashim Thaçin si prijës të negociatave

Për arritjen e unitetit brenda koalicionit ka njoftuar Zyra e Kryeministrit Ramush Haradinaj. Thaçi tashmë e ka të aranzhuar për këtë datë takimin me Vuçiq, ndërsa nuk dihet nëse pjesë e takimit do të jenë edhe Haradinaj, Veseli e Limaj.

Ky është njoftimi i plotë.

Hidromorava

Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës: Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe zëvendëskryeministri dhe Ministër për Diasporë dhe Investime Strategjike, Dardan Gashi, sot në një takim të përbashkët, vendosën që të mërkurën, më 18 korrik, të takojnë Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, znj. Frederica Mogherini në Bruksel.

Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës, do t’i konfirmojnë znj. Mogherini përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, për dialog me Serbinë dhe po ashtu përkushtimin dhe angazhimin tyre për përfshirjen e opozitës në dialog, respektivisht krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.