UBT

Limaj: Zgjedhjet e ardhshme vendimtare për të ardhmen e vendit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Nisma Socialdemokrate ka vazhduar takimet me struktura dhe aktivistë të saj.

Pasditen e së mërkurës, drejtuesit e Nismës e kanë kaluar me struktura dhe aktivistë në Parkun Nacional të Blinajës.

Përmes një shkrimi të postuar në llogarinë e Nismës në Facebook, kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj, ka thënë se takimi i sotëm ishte në funksion të mobilizimit për betejat e ardhshme zgjedhore.

Eco Higjiena

Zgjedhjet që po vijnë, sipas tij, nuk janë thjesht zgjedhje të radhës, por janë vendimtare për të ardhmen e vendit.

Ai ka thënë se Nisma është e gatshme dhe me objektiva të qarta.

“Të parku i jashtëzakonshëm i Blinajës me struktura dhe aktivistë të degëve tona nga Drenasi, Lipjani dhe Shtime. Takime parapërgatitore dhe mobilizim i jashtëzakonshëm për betejat e ardhshme zgjedhore. Zgjedhjet qe po vijnë, nuk janë thjesht zgjedhje të radhës, por janë zgjedhje vendimtare për të ardhmen e vendit. Nisma është e gatshme dhe me objektiva të qarta”.