Fundamenti

Limaj zbulon informacione: Terroristët serb kishin edhe lista të likuidimit në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është mysafiri i radhës në projektin e ri të Paparaci.com me intervista të shkurta.

Limaj përgjigjet në tri pyetje, të cilat janë me rëndësi për publikun. Bëhet fjalë për agresionin serb të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, mendimin e tij rreth qeverisjes së Albin Kurtit dhe idenë e tij të krijimit të frontit opozitar.

RCCOLA

Limaj ekskluzivisht zbulon informacionet e tij lidhur me qëllimin e terroristëve serb. Ai thotë se në bazë të informacioneve që posedon, terroristët kishin edhe lista të likuidimit në Kosovë.

“Tani besoj që ka fakte dhe prova të mjaftueshme që objektivi kryesor i agresionit ka qenë për të krijuar një gjendje të aktit të kryer, për të tentuar një lloj rebelimi në atë pjesë të Kosovës, për ta nxjerrë Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare para një akti të kryer nga ato grupe, me një objektiv të saktë me synim territorial. Vuçiqi ka tentuar që përmes të ashtuquajturve njerëz të Kosovës ta krijojnë një gjendje në terren reale. Ajo gjendje të cilën ata kanë dashur është përfitimi i territoreve të asaj pjese të Kosovës. Instrumentet për të arritur atë objektiv ka lloj lloj skenar që dalin e komentohen. Skenarët kanë qenë që të provokojnë kaos, luftë, masakër në civil por jo vetëm në pjesën veriore të Kosovës. Kam informacione që ata kanë pasur edhe lista të likuidimit në brendësi të Kosovës, edhe të popullatës civile edhe të shqiptarëve”, u shpreh Limaj.