Limaj vizitë në Zhegër, Malishevë, Pograxhë e Uglar

Gjilan – Në vazhdën e aktiviteteve, NISMA e Gruas, nën udhëheqjen e kryetares NISMA e gruas për Gjilan, Ajshe Matoshi, mbajti një takim me veprimtaret e Gruas së NISMËS në Hotelin Kristal.
Të pranishme ishin gra intelektuale, veprimtare, punonjëse të arsimit si dhe nga fusha e biznesit. Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i Kryesisë së NISMËS për Kosovë, Fatmir Limaj dhe Valdete Dushica-Bajrami, kryetare e Gruas së NISMA për Kosovën.
Në këtë takim të gruas së NISMËS, u bisedua për pozitën e gruas sot në Gjilan dhe Kosovë si dhe problematikat aktuale me të cilat ballafaqohet shoqëria kosovare në përgjithësi.
Kryetari i Kryesisë NISMA për Kosovë, zoti Fatmir Limaj, së bashku me anëtarët e kryesisë dhe kryetarin e degës për Gjilan, Bajram Hasani, njëkohësisht kandidat për deputet si dhe kandidatet për deputete, Valdete Bajrami e Anila Kastrati dhe zotërinjtë, Musa Selimi,e Selami Ramadani.
Me këtë rast u mbajtëm takime me anëtarë dhe simpatizantë edhe në fshatrat Zhegër, Malishevë, Uglar dhe Pograxhë.
Krejt në fund të kësaj vizite, kryetarit të Kryesisë së NISMËS për Kosovën mbajti një takim me veprimtarë të NISMËS në Lagjen e dëshmorëve në Gjilan./rajonipress/