Eko Higjiena

Limaj: Veprimet e Qeverisë i ndalen zërat mbështetës drejtë anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

/ 3 minuta lexim

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në një intervistë për Ekonomia Online, konsideron se “sjelljet e papërgjegjshme” të Qeverisë Kurti e kanë sjellë Kosovën në një situatë të tensionuar me partnerët ndërkombëtar.

Në këtë intervistë, Limaj ka folur edhe për “dështimin” e Kosovës në diplomaci, të cilën e quan pa orientim politik.

Limaj thekson se Kosova e ka humbur mundësinë që të ndihmohet drejtë anëtarësimit në Këshillin e Evropës, me fajin e Qeverisë Kurti.

Limaj thotë se diplomacia kosovare është larg sjelljes së njohjeve të reja, ndërsa kritika ka edhe për mënyrën e të funksionuarit nga disa ambasada nëpër vendet evropiane.

Fundamenti

“Sjellja e papërgjegjshme, tash kur ka hyrë kalkuloni ju vizioni strategjik i vendit tuaj po bëni kalkulime të brendshme, veprimet e jashtme i matni me pritje të brendshme kjo është një situatë kur keni politika të ngushta ditore, por krejt investimi që e bëni e bëni për një mashtrim ditor, e të përkohshëm, në ashtuquajtura disa vendime populiste, të cilat nuk janë kuptuara nga miqtë tanë edhe herë herë janë atakuar, ose janë kundërshtuar nga miqtë tanë, dhe kjo nuk ka ndodhur njëherë dy, kjo ka ndodh në vazhdimësi për tri vite. Shikoni sot cila diplomaci e Kosovës më thuani një veprim që ka bërë diplomacia kosovare? Ne sot e kemi ambasadën pa një orientim politik. Ambasadat që i ka Kosova sot në vend japin një orientim të qartë politik, çka duhet me bo ato? Cili është roli i tyre. Ma thuani një diçka diplomatike të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës, që ka lënë një shenjë diplomatike vendi ynë, ndonjë veprim diplomatik. Nuk po them njohje se është larg më njohje nuk ka”, thotë Limaj.

Kreu i Nismas thotë se skandalet e shpeshta, kanë bërë që të befasohen edhe aleatët dhe të ndalet ndihma për anëtarësim në organizatat e rëndësishme ndërkombëtare.

“Në vazhdimësi kemi pasur skandale, veprime të cilat shpesh i kemi befasuar miqtë tanë, dhe ata që ishin të interesuar me na ndihmuar. Kishte hapa konkret për me na ndihmu drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, por veprimet e qeverisjes sonë, i ndalen edhe ato zëra mbështetës për ta anëtarësuar Kosovën në Këshill të Evropës. Kështu që nuk po shohim që ka pasur ndonjë veprim konkret, serioz e të dinjitetshëm që duhet ta ketë një shtet”, thotë Limaj.