Uji Dea

Limaj tregon për herë të parë se përse hyri në koalicion me LDK-në

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se është kultura politike e kandidatit për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hotit, ajo që e ka bindur që të bëhet pjesë e koalicionit.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Limaj ka thënë se vendit i nevojitet një Qeveri e cila e zbut situatën tensionuese që ekziston tani.

“Pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti kanë filluar hapat e tjerë politikë për të ardhur deri këtu. Sot jemi në një situatë pak më ndryshe për arsye se sot kemi parë veprime politike dhe nga sot kemi kaluar në adresim institucional”.

“Veprimi politik është koalicioni Nisma Socialdemokrate – Lidhja Demokratike e Kosovës, ku dy parti kanë shprehur vullnetin të hyjnë në koalicion. Ndërsa veprimi institucional është veprimi i Presidentit Hashim Thaçi. Ai sot e ka dhënë dekretin për Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër dhe tashmë kemi hyrë në rrugë ligjore”.

“LDK ka arritur ta sigurojë një shumicë dhe Presidenti ia ka ofruar dekretin për mandatarin. Nga sonte Hoti është mandatar zyrtar i koalicionit për kryeministër”.

“Organet e thirrura ta thonë fjalën e fundit. Nga momenti i dekretimit, koalicioni ynë e ka thirrur seancën e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë së re dhe ky është veprim ligjor. Në anën tjetër kemi një veprim ku Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar dekretin e Thaçit në Gjykatën Kushtetuese”.

“Unë mendoj se nga sonte kemi hyrë në një rrugë ligjore dhe neve na takon që të heshtim dhe t’i presim vendimet ligjore”.

Mobi Casa

“I pari i LDK-së Isa Mustafa ia ka kthyer letrën Presidentit Hashim Thaçi ku është shprehur interesimi për marrjen e mandatit. Mustafa ka shkuar te Thaçi dhe ia ka dëshmuar shumicën. Ne sot e kemi bërë koalicionin sepse sot është plotësuar agjenda jonë e komunikimit. Kemi pasur nevojë pak që të diskutojmë”.

“Siguria do të jetë prioriteti i kësaj qeverie. Kemi diskutuar për të parë nëse e kemi një frymë për t’i arritur objektivat tona. Më shumë kemi biseduar për këto tema dhe kemi caktuar agjendë të qartë ku kemi hyrë me besimin se do t’i arrijmë objektivat që tashmë janë publike”.

“Agjendat janë të njëjta – ne e njohim njëri tjetrin. Ndërsa fryma ekipore varet nga Kryeministri”.

I pyetur se me çfarë e bindi Avdullah Hoti për ta futur Nismën Socialdemokrate në koalicion, Fatmir Limaj ka thënë se kultura politike.

“Kultura politike. Duke parë situatën në të cilen ndodhet vendi, nuk ka shumë kohë për taktizime. Duhet pjekuri dhe angazhim sepse është një përgjegjësi e madhe e Kryeministrit, por edhe partisë që e ka propozuar atë”.

“Neve na duhet një Qeveri e cila e zbutë këtë situatë në të cilën ndodhemi – një far fryme konfliktuoze, një tensionim i skajshëm, përplasje virtuale, duke mos zgjedhur fjalë dhe veprime politike të cilat vetëm e kanë rënduar situatën dhe në këtë atmosferë është vështirë të punohet”.