HW

Limaj thotë se votimi për themelimin e Gjykatës do t’i kushtojë shumë Kosovës

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka kritikuar koalicionin qeverisës për “presionin te deputetët për të votuar pro Gjykatës Speciale”.Limaj thotë se kjo ishte lojë që ka rrënuar kredibilitetin e Kuvendit të Kosovës.

“Koalicioni qeverisës ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të përmbysur vendimin e parë. Sot ka ndodhur atak dhe është rrënuar kredibiliteti i Kuvendit të Kosovës. Do t’i kushtojë Kosovës. Kjo që ndodhi sot është si rezultat i një presioni dhe shantazhi të vazhduar dhe një lojë e krerëve të koalicionit”, ka deklaruar Limaj për KTV’në.

Uji Dea

Ai ka thënë se partitë opozitare do të bashkëpunojnë për hapat e mëtejmë ndaj këtij votimi.

“Do të koordinohemi me partitë opozitare për hapat e mëtejmë. Kjo është materie për Gjykatën Kushtetuese. Në këtë vend ka arritur që edhe Parlamenti të dhunohet, këtu sonte vdiq demokracia”, u shpreh ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.