RCCOLA

Limaj thotë se qëllimi i protestës së 18 prillit është “ç’kapja e shtetit”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj së bashku me anëtarë tjerë të kryesisë së partisë dhe me deputetë, kanë takuar të gjitha strukturat e degës së partisë në Malishevë, ku janë pritur nga Kryetari i degës, Ragip Begaj, njëherësh Kryetar i komunës së Malishevës.

Takimi i zhvilluar në Malishevë është në vazhdën e takimeve që po bëhen me rastin e njëvjetorit të themelimit të NISMA-s për Kosovën.

Limaj ka përshëndetur dhe falënderuar të gjithë bashkëvendësit e tij që kanë dhënë kontribut për NISMA-n, ku gjithashtu ka folur për situatën politike në vend, dhe në veçanti ai u ka folur për protestën kundër kapjes së shtetit, që do të mbahet më 18 prill në Prishtinë, ku ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më masovike, për një protestë paqësore dhe dinjitoze, e cila do të jetë në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Uji Dea

“Partitë opozitare me 18 prill do të mbajnë një protestë paqësore, ku natyrisht NISMA nuk proteston kundër individëve, NISMA thirret kundër fenomeneve negative dhe kapjes së shtetit. Të gjithë duhet të protestojnë kundër atyre që e kanë kapur shtetin, pra dhe ky është vizioni ynë, të protestojmë kundër fenomeneve negative që po bllokojnë dhe stopojnë vendin, prandaj motoja e kësaj proteste është “ç’kapja e shtetit”, dhe kjo nuk njeh parti, sepse është në interes të të gjithë neve”, tha Limaj sot në Malishevë.

Ndërsa, Kryetari degës së NISMA-s në Malishevë, Ragip Begaj, ka falënderuar udhëheqësit e NISMA-s për Kosovën për përkushtimin e madh që kanë treguar që nga themelimi i saj. Kryetari i NISMA-s në Malishevë Ragip Begaj, gjithashtu tha se sot ndjehet mjaft krenar me punën dhe angazhimin e çdo qytetari të Malishevës që ka dhënë maksimumin e tij, “që NISMA në Malishevë të jetë mjaftë e fuqishme në mbështetje të nevojave të qytetarëve tanë”.

Kryetari i degës, Begaj, tha se NISMA në Malishevë është duke u mobilizuar mirë për të marr pjesë në protestën paqësore që do të mbahet më 18 prill në Prishtinë.