Fundamenti

Limaj thotë se Nisma nuk jep votë për cenimin e sovranitetit të vendit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nisma Socialdemokrate ka shënuar pesë vjetorin e themelimit. Lideri i këtij subjekti politikë, Fatmir Limaj, ka thënë se pesë vite me parë kur është formuar kjo parti kanë qenë momente jo të lehta për Kosovën dhe momente aspak të favorshme për alternativë të re politike. Limaj ka thënë se Kosovës i mungonte një alternativë socialdemokrate e cila do të kthehej në zëdhënëse të qindra mijërave qytetarëve të Kosovës të cilët ishin pa përfaqësim.

“Ne u futem me këtë projekt politik për të përfaqësuar burra e gra që nuk kishin përfaqësim. Bashkuam rreth vetës njerëz më vullnet të mirë. Fryma socialdemokrate sot është shpërndarë anekënd vendit”, ka thënë Limaj,

Limaj ka thënë se në këto vite Nisma ka arritur suksese të jashtëzakonshme që askush nuk I priste.

Ajo u bë ure lidhëse në mes të partive opozitare në parandalim të marrëveshjeve të dëmshme për vendin.

Hidromorava

Më tutje, Limaj ka folur edhe për kohën kur Nisma është pjesë e qeverisë.

Ka thënë se të gjitha zotimet e Nismës në fushatë janë në proces të realizimit duke përmendur edhe sukseset e tre ministrave nga radhët e Nismës.

“Unë ndihem krenar që shumica e zotimeve tanimë janë të përfunduara. Më tepër së 12 mijë njerëz janë trajtuar dhe janë adresuar në vende të ndrysmë të punësimit. MTI i ka ofruar një qasje krejt tjetër prodhuesve e biznesit vendor. Për herë të parë prodhuesi vendor ka zëdhënës në qeverinë e Kosovës. Janë me dhjetëra kontrata që sot prodhuesit e Kosovës kanë nënshkruar në panaire në Evropës falë angazhimit që ka bërë ministri Shala. Gjitha këto janë të ndërlidhura edhe me angazhimin e ministrisë së Arsimit i cili i ka dhënë prioritet shkollave profesionale. Kosova më shumë së kurrë ka nevoje për shkolla profesionale”, ka thënë Limaj në pesë vjetorin e Nismës.

Sa i përket dialogut, Limaj ka thënë se Kosova është e gatshme për dialog, por ka siguruar të gjithë se deputetët e Nismës nuk do të votojnë kurrë asnjë marrëveshje i cili cenon sovranitetin dhe integritetin e vendit. /express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.