Limaj thotë se Kosovën po e braktisin qytetarët pa alternativë
Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka vizituar degën e partisë në Podujevë për nder të njëvjetorit të themelimit dhe ka vazhduar me kritika drejt qeverisë Mustafa.
Limaj në këtë takim ka thënë se vendin po e lëshojnë qytetarët që nuk po kanë alternativë për të ardhmen dhe si përfundim po i humbin shpresat për të ardhme më të mirë në Kosovë, thuhet në njoftim.
Ai po ashtu ka folur për gjendjen e rëndë ekonomike dhe situatën politike në vend.
Takimi në Podujevë është zhvilluar në vazhdën e takimeve që po bëhen për njëvjetorin e themelimit të partisë.


