RCCOLA

Limaj thotë se ekipi negociator u formua për të mos e lënë dialogun vetëm në dorë të Thaçi

/ 1 minutë lexim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh shef i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për ekipin e krijuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për dialogun me Serbinë.

Limaj ka thënë në televizionin T7, se ekipi është krijuar për të mos e lënë dialogun vetëm në duar të presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Fundamenti

“Dialogu ishte vetëm i presidentit, kemi përfshirë edhe qeverinë”, ka thënë Limaj.

Ai ka mohuar se ekipi negociator, i krijuar nga Haradinaj, dhe të cilit do t’i prijë vetë Limaj, do të jetë “nën ombrellën e Thaçit”.