UBT

Limaj thotë se Dëshmorët e Kombit janë meritorët më të mëdhenj për lirinë e Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar 5 Majin ditën e Dëshmorëve të Kombit. Limaj ka thënë se Dëshmorët e Kombit janë meritorët më të mëdhenj për lirinë të cilën e gëzojmë sot.

Zëvendëskryeministri i Kosovës ka shkruar në llogarinë e tij në ‘Facebook’, se në këtë ditë kujtojmë dëshmorët jo vetëm të këtij brezi, por edhe të brazave të mëhershëm të cilët sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e atdheut.

UBT

“Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, kujtojmë me respekt e krenari Dëshmorët e Kombit të cilët janë meritorët më të mëdhenj për lirinë të cilën e gëzojmë sot. Në këtë ditë kujtojmë dëshmorët jo vetëm të këtij brezi, por edhe të brezave të mëhershëm të cilët sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e atdheut. Qytetarët e Kosovës do t’u jenë përherë mirënjohjes dhe do të përkulen përballë heroizmit e sakrificës së tyre. Lavdi e përjetshme për të gjithë Dëshmorët e Kombit”, ka shkruar Limaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.